4 të vërteta në lidhje me suksesin dhe lumturinë

10/08/2017 5:27 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
sucess hapines

Në një epokë burimesh të pashtershme,  ju mund të krijoni pothuajse gjithçka. Por ju nuk e dini nëse përveç të qenët të suksesshëm do të jeni edhe të lumtur. Kërkimet të ndryshme kanë treguar se të pasurit e shumë mundësive nuk lidhet domosdoshmërisht edhe me faktin e të qenët të lumtur.

Sipas psikologes Barry Schwartz, të shumtë janë ata që gabojnë në këtë drejtim, i cili ndryshe njihet si paradoksi i zgjedhjes. Kur keni shumë zgjedhje, ju do ta keni shpesh më të vështirë që të veproni dhe pasi të keni marrë një vendim të caktuar, ndjesia e lumturisë nuk do të jetë e madhe, sepse ajo do të shoqërohet me ndjesinë e dyshimit, po sikur të kisha zgjedhur një mundësi tjetër?

Pjesa më e madhe prej nesh e lidhin suksesin me çmime të ndryshme që ata mund të kenë fituar gjatë karrierës së tyre.

Sipas kërkimeve të fundit shkencore për sa i përket sjelljes njerëzore ka disa të vërteta universale në lidhje me suksesin dhe lumturinë.

1.Paratë

A mund ta blejnë paratë lumturinë?

Mbase ju nuk do të prisnit që përgjigjja të jetë “po”. Nëse ju nuk keni para të mjaftueshme për të plotësuar  nevojat e familjes suaj, në këtë rast marrja e një sasie më të madhe parash do të ndikonte në rritjen e lumturisë suaj.

Disa të tjerë mbase nuk do të kënaqeshin deri sa të arrinin të fitonin objektivin e caktuar që ata kanë në lidhje me fitimin dhe mbase vetëm atëherë, do të arrinin ta konsideronin veten plotësisht të suksesshëm, por mos harroni se paratë nuk janë faktori kryesor në rrugën tuaj të suksesit, sepse ka pasur edhe nga ata liderë të pasur që kanë dështuar.

2.Angazhimi dhe puna

Zakonisht kur njerëzit janë të lumtur, japin maksimumin e tyre në punë.  Sipas kërkimeve të fundit të kryera nga Mihaly Csikszentmihalyi, njerëzit do të jenë më të lumtur në punë, nëse ata nuk do të merren me diçka për të cilën janë të sigurt që do ta realizonin më së miri, por në të kundërt, të merren me diçka, e cila edhe për vetë ata është sfiduese, sepse në fund ndjesia e kënaqësisë dhe e suksesit do të jetë shumë herë më e madhe.

3.Pozitiviteti

Cilësia e jetës sonë varet shumë nga njerëzit të cilët na rrethojnë. Njerëzit negativë nuk janë një e keqe vetëm për personat që i rrethojnë por për të gjithë komunitetin. Kjo gjë u provua shkencërisht edhe në kërkimet e fundit të Christakis dhe Fowler, të cilët vërtetuan ndikimin që ka mjedisi tek ne si individë. Ata shpjeguan se gjithçka, duke filluar që nga obeziteti apo duhanpirja janë shenja të një mjedisi negativ, prandaj këshillohet që ju ta rrethoni veten tuaj me njerëz sa më pozitivë,  jo vetëm për të qenë të suksesshëm, por mbi të gjitha për të qenë i lumtur.

4.Shëndeti

Orët e tejzgjatura në punë mund të jenë padyshim shumë mirë të shpërblyera nga ana financiare, por kur çështja kalon te shëndeti, kjo nxjerr në pah disa të meta. Orët e tejzgjatura në punë jo vetëm që ndikojnë në rritjen e stresit si pasojë e lodhjes të cilën ju nuk do ta përballoni në një moment të caktuar, por as nuk ju japin kohë për të shijuar frytet e sukseseve të mëparshme. Një lider i stresuar nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm, sepse këto të fundit janë dy faktorë që nuk ecin kurrë së bashku.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz