Shteti dhe demografia. Njëbrirësh teknologjik. Investime në inovacion. Blerje të mëdha. Inteligjenca Artificiale. 5 arsye pse Silicon Valley e ardhshme do të lindë në Kinë
Miliarda investime në inovacion. Kurba demografike, e favorshme. Si dhe përqendrimi shumë i lartë i kompanive “leader”, d.m.th. “atraktive”. A do të lindë në Kinë Silicon Valley e ardhshme? Kjo është pyetja që bëjnë shumë analistë nga e gjithë bota.
Përgjigjja duket e qartë, nëse lexojmë studime dhe statistika. Pekini dhe Shangai, në veçanti, janë dy megapolet kandidate për të luajtur rolin e kryeqyteteve teknologjike botërore, të cilët në fund do të përfaqësojnë Silicon Valley në vitet e ardhshme. Ato do të zëvendësojnë kështu Kaliforninë, që ka monopolizuar kronikat e skenës teknologjike në botë. Më poshtë janë pesë arsye se pse Silicon Valley e ardhshme do të lindë në Kinë.
Shteti dhe demografia
Në shtypin e specializuar ndërkombëtar, tashmë flitet për “superfuqi kineze”. Pesë vite para krizës ekonomike të vitit 2008, në Kinë ekonomia rritej mesatarisht 23% në vit. Në pesë vitet e fundit, nga viti 2013 deri në 2017, rritja ka qenë mesatarisht 7% në vit, duke përfshirë edhe 2016 me rritje zero. Ndër arsyet e bumit të produktivitetit është popullsia prej 1,4 miliardë banorësh, ku pjesa më e madhe është në moshë pune. Shteti zbaton politika ekonomike shumëvjeçare dhe paksa proteksioniste, që u kanë dhënë mundësi kompanive teknologjike – shpesh në pronësi të shtetit – të veprojnë në një regjim të lirë nga konkurrenca e kolosëve amerikanë, në një treg me përmasa të konsiderueshme. Politikat shtetërore kanë gjetur jetë të re në planin “Made in China 2025” firmosur nga Presidenti kinez, Xi Jiping, i cili erdhi në pushtet në vitin 2013.
“Njëbrirësh”* teknologjikë
Ndër arsyet që i shtyjnë analistët të mendojnë se Kina do të bëhet Silicon Valley e ardhshme është përqendrimi i “njëbrirëshve teknologjikë”. Sot, në Kaliforni, kanë ende selinë e tyre numri më i madh i kompanive teknologjike, me një vlerë më të lartë se 1 miliard dollarë. Në mars 2018, numëroheshin 57 “njëbrirësh” në Silicon Valley. Në Kinë numërohen tashmë 40 kompani teknologjike, me një vlerë më të lartë se 1 miliard dollarë. Në tremujorin e parë të 2018-s, në Kinë janë krijuar tre kompani të tilla, po aq sa në Kaliforni.
Investimet në inovacion
Me 140 miliardë dollarë investime në kapital sipërmarrës, nga viti 2012, Kalifornia është në krye të klasifikimeve sa i përket startup-eve teknologjike. Më pas vjen Pekini, me 72 miliardë dollarë të mbledhura nga startup në megapolet kineze. Në klasifikimin botëror Shangai është në vend të katërt me 23 miliardë dollarë të mbledhura në investime në kapital sipërmarrës sa i përket startup teknologjike (sipas të dhënave të CB Insights).
Pekini dhe Shangai po ngjiten në klasifikim (95 miliardë) duke konkurruar në nivel mbledhje fondesh me Silicon Valley kaliforniane (140 miliardë) falë financimeve të rëndësishme të mbledhura nga startup kineze si Didi Chuxing, Toutiao, Mobike ed ele.me. Fakt: startup kineze Cambricon e Horizon – që prodhojnë mikroprocesorë për zhvillimin e aplikacioneve për guidë autonome dhe qytetet inteligjente – kanë mbledhur 100 milionë dollarë secila – në një fushatë për mbledhje fondesh.
Blerjet e mëdha
Operacionet e blerjes (“exit”) nga kompanitë tradicionale apo të strukturuara mbi startup me potencial të lartë teknologjik, mbeten një tregues i shëndetit të ekosistemit të inovacionit për çdo vend – thonë analistët. Pikërisht në periudhën nga 2012 deri më 2017, operacionet për blerjen që kanë përfshirë gjigantët kinezë të shitjeve online si JD.Com e Alibaba kanë ndikuar në rritjen e ekosistemit të inovacionit në Kinë. Dhe pikërisht për shkak të tendencës kineze për të përqendruar investimet në vend, Didi Chuxing është e vetmja kompani e aftë të përfshijë gjigantë si Alibaba, Tencent dhe Baidu ndër investitorët e saj.
Inteligjenca Artificiale
Inteligjenca Artificiale tashmë ka hyrë në jetën tonë, pavarësisht se shpesh e injorojmë përdorimin e përditshëm që bëjmë. Sipas disave, ajo do të revolucionarizojë edhe vetë kapitalizmin. Inteligjenca Artificiale po ndryshon në Kinë edhe fatin e ekosistemit të inovacionit. Në 2017, u investuan më shumë se 12,5 miliardë dollarë në nivel global, në aplikacione të bazuara në Inteligjencën Artificiale. E ndërkohë që startup kineze kanë fituar 48% të pjesës së tortës, në SHBA kjo shifër është vetëm 38% e fondeve sipas një studimi të The State of Artificial Intelligence. Fakte: startup kineze Face++ ka mbledhur 460 milionë dollarë vetëm gjatë një fushate të vetme, ndërsa kompani të tjera kineze që merren me Inteligjencën Artificiale, si SenseTime e CloudWalk, kanë mbledhur respektivisht 410 e 375 milionë dollarë.
Revista amerikane Computer World ka përshkruar disa neologjizma që lidhen me teknologjitë e reja dhe startup. Disa mbeten të rastit, të tjerë janë duke u afirmuar tashmë. Unicorn* (Njëbrirësh) është një metaforë e përdorur nga revista Fortune në fillim të vitit 2015, për të përshkruar startup që kanë një vlerë më të lartë se 1 miliard dollarë.
Këto startup të veçanta ishin të rralla, ashtu si krijesat mitologjike prej të cilave e marrin emrin.
Por në Silicon Valley kanë lindur neologjizma të tjerë: Decicorn – startup me vlerësim më të lartë se 10 miliardë dollarë dhe Quinquagintacorn, më shumë se 50 miliardë dollarë.
Për momentin ekziston vetëm një Quinquagintacorn, UBER, dhe kjo është arsyeja pse është quajtur Ubercorn. Nëse një Unicorn nuk i arrin pritshmëritë para se të kuotohet në bursë, ‘vdes’ dhe bëhet unicorpse – e cila vjen nga gjuha maqedonase e përbërë nga unicorn + corpse.
Burimi: Corriere della Sera