Ndryshimi i disa sjelljeve të vogla tek ju, mund të bëjë që të tjerët të humbasin besimin tek ju edhe fare pa e kuptuar. Ja se cilat mund të jenë disa prej tyre:
Të përpiqeni për të qenë perfekt
Askush nuk është perfekt. Perfeksioni është i pamundur. Shpeshherë njerëzit e vendosin veten në situata të cilat mund edhe t’i kishin evitiuar shumë lehtësisht, pa u dashur që të sforcoheshin dhe të luanin lojën sfilitëse të të qënit perfekt. Perfeksioni shpeshherë i bën njerëzit që të mos bëjnë asnjë pyetje, duke u shfaqur se dinë gjithçka, por në të vërtetë vetëm nga ky fakt, ata shkojnë drejt gabimeve fatale. Pranojeni ndihmën nga të tjerët dhe pyesni për gjëra që nuk i dini. Kjo nuk ju bën juve më pak të aftë apo më të dobët se kolegët e tjerë. Është shumë më mirë të kërkoni për ndihmë dhe të jepni më pas zgjedhjen e duhur për një problem të caktuar sesa të rrini në heshtje dhe të jepni zgjidhjen e gabuar.
Të mos mbajnë përgjegjësi për gabimet e tyre
Cilido mund të gabojë në një moment të caktuar, dhe nuk ka asgjë të keqe në një gjë të tillë. Ajo çka do të ishte gabim në këtë kontekst, do të ishte nëse ju pasi të gaboni të mundoheni t’ia hidhni fajin dikujt tjetër dhe të mos mbani përgjegjësi për gabimet tuaja. Një gjë e tillë është shumë herë më e keqe sesa fakti i të parnuarit se gabuat.
Të bëni premtime të cilat e dini që s’do t’i realizoni
Përpara se të bëni një premtim të caktuar, ju duhet të jeni të sigurtë se mund ta realizoni premtimin për të cilin jeni zotuar. Nëse e dini që nuk mund ta realizoni atë, më mirë tregohuni të sinqertë dhe mos bëni premtime boshe. Nëse ju jeni shumë pranë afatit që duhet të përfundonit dhe dorëzonit një projekt të caktuar por jeni shumë larg një procesi të tillë, këshillohet që të flisni me përgjegjësin tuaj dhe t’i shpejgoni situatën në të cilën ndodheni. Është më mirë t’i paraprini situatës së keqe sesa të shkoni drejt afatit përfundimtar ps bërë asgjë.
Të ankoheni vazhdimisht
Te gjithë ankohemi, për një gjë apo për një tjetër, dhe nuk ka asgjë të keqë në këtë drejtim, por duhet të bëni kujdes që një gjë e tillë të mos e bëni në vazhdimësi sepse të jeni të sigurtë që stresi do t’ju shotohet akoma edhe më shumë. Prandaj mundohuni që të gjeni zgjidhjen më të mirë për problemin që ju shqetëson, të paktën që juve vetë të mos ju shtohet stresi dhe ankthi.
Të krijoni përherë situata konfliktuale
Secili prej nesh ka momente në të cilat nuk ndihet në humor, është i sëmurë apo një projekt i caktuar nuk ka shkuar sipas pritshëmrive. Por kjo nuk do të thotë absolutisht që një gjendje të tillë t’ia transmetoni edhe kolegëve të tjerë, gjë kjo që padiskutim do t’ju çojë drej krijimit të situatave konfliktuale.