Gjatë rritjes, është lehtë të humbasim kontakint me miqtë e vjetër dhe mund ta kemi të vështirë të zhvillojmë shoqëri të reja. Epoka ditixhitale e ka komplikuar edhe më tej këtë proces, si dhe mënyrën se si miqtë bashkëveprojnë. Teksa thirrjet telefonike janë shndërruar në mesazhe dhe media sociale ka zëvendësuar nevojën për ndërveprim frontal, tubimet me miqtë shpesh bëhen më të rralla dhe në distancë.
Por ekzistojnë gjithmonë e më shumë dëshmitë se miqësitë e vërteta gjasojnë të jenë shumë të rëndësishme në aspektin e jetës sonë personale dhe profesionale.
Këtu janë pesë arsye se pse duhet të mbajmë lidhje të shëndetshme miqësore:
1.Miqtë ‘me disipline te forte’ mund të ndihmojnë në rritjen e vetë-kontrollit tuaj. Një studim i vitit 2013 publikuar në Psychological Science raporton se kur njerëzit kanë vetë-kontroll të ulët, ata shpesh kërkojnë nga njerëzit e vetë-disiplinuar që të nxisin vullnetin e tyre.
2.Numri i vogël i miqve rrit gjasat se ju do të ndërmerrni rreziqe financiare. Kur njerëzit nuk kanë ndërveprimin e përshtatshëm social, ata kanë më shumë gjasa për të ndërmarrë rreziqe më të mëdha me paratë, sipas një studimi të publikuar në qershor të 2013 në Journal of Consumer Research. Hulumtuesit kanë zbuluar se kjo përkon vecanërisht e vërtetë për personat që janë ndierë të vetmuar apo të refuzuar.
3.Lidhjet e shumta në mediat sociale mund të rrisin nivelin e stresit tuaj. Një raport nga Universiteti i Edinburgut, Business School zbuloi se miq te tepert në Facebook do të thotë më shumë stres. Hulumtuesit zbuluan se numri i madh i lidhjeve në mediat sociale i bën njerëzit të shqetësohen se mos fyejnë të tjerët.
4.Miqtë e ngushtë mund të jenë sekreti për një jetë më të gjatë. Kur të rriturit më të vjetër kanë të besuar të ngushtë, ata kanë gjasa të jetojnë më gjatë, sipas një studimi të kryer nga Universiteti Flinder i Australisë. Pas analizës se 1,500 personave për 10 vjet, kërkuesit kanë zbuluar se njerëzit me një rrjet të madh miqsh kanë jetuar 22 përqind më gjatë se bashkëmoshatarët e tyre.
5.Miqtë mund të ndikojnë në masë të madhe zgjedhjet tuaja. Një studim i 2014 publikuar në Journal of Consumer Research zbuloi se miqtë shpesh lidhen duke siguruar për njëri-tjetrin përkrahje morale për t’i rezistuar një tundimi. Megjithatë, miqtë gjithashtu komplotojnë zakonisht së bashku për të shijuar dhëniet pas kenaqësive. Hulumtuesit zbuluan se kur bëhet fjalë për ti rezistuar tundimeve – si psh konsumimi i çokollatës – ndonjëherë miqtë kishin më shumë gjasa të bëheshin partnerë në krim teksa ata vendosnin të kënaqeshin së bashku.
Miqtë mund të ndihmojnë të nxjerrin më të mirën tuaj pa pritur për perfeksion. Ata mund t’ju kujtojnë se nuk është nevoja ta merrni jetën kaq seriozisht, si dhe t’ju japin nxitjen aq të nevojshme kur ndiheni ‘përtokë’.