Kafeja turke është bërë e famshme kudo në botë si për shijen e saj shumë të mirë ashtu edhe për mënyrën e veçantë të përgatitjes. Por ka disa fakte në lidhje me kafenë turke, të cilat mund të mos i dini. Ja se cilat janë…
Historia e kafesë turke
Kafeja turke u soll në Stamboll në vitin 1555 nga dy tregtarë sirianë dhe nga mesi i shekullit të 17, ajo u shndërrua në një pjesë shumë të rëndësishme të ceremonive turke. Sulltanit i shërbehej tri herë në ditë kafeja, e cila më vonë u shndërrua edhe në një element të rëndësishëm të vajzave në harem, të cilat duhet të mësonin ta bënin kafenë shumë mirë përpara se të martoheshin, dhe nuk është aspak çudi që një burrë ta gjykonte gruan e tij nga aftësitë në përgatitjen e kafesë turke. Edhe në ditët e sotme, kjo traditë vazhdon në shumë vende, ku një prej tyre është edhe Shqipëria, në të cilin kur kërkohet dora e vajzës së një familjeje shkohet dhe pihen kafetë për nusen e ardhshme.
Shtëpitë më të famshme prodhuese të kafesë
Të hapura fillimisht në lagjen Tahtakale në Eminönü rreth 5 shekuj më parë, shtëpitë prodhuese të kafesë u shndërruan në një prej burimeve kryesore argëtuese të jetës sociale të meshkujve turq, ku nuk lejoheshin femrat. Edhe në ditët e sotme, në vendet e Lindjes, kafenetë vazhdojnë të shërbejnë si një vend takimi ku meshkujt diskutojnë për çështje nga më të ndryshmet, por me ndryshimin e vetëm se në ditët e sotme ato frekuentohen edhe nga femrat.
Në listën e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s
Si pasojë e teknikave të veçanta të përgatitjes dhe si një element kulturor i rëndësishëm i një vendi, në vitin 2013, kafeja u bë pjesë e Listës së Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të UNESCO-s. Edhe vetë tradita e kafesë, konsiderohet si një simbol mikpritjeje dhe miqësie, e cila u shërbehet sidomos miqve kur të vijnë për vizitë në shtëpi.
Vendet më të mira për të pirë kafe turke
Disa prej vendeve më të mira për të pirë kafe turke janë Kurukahveci Mehmet Efendi, Nuri Toplar, Mandabatmaz dhe në Grand Bazaar.
Leximi i filxhanit
Leximi i filxhanit pas përfundimit të kafesë turke është një rit shumë i njohur në Turqi, por edhe në të gjitha vendet e tjera që e konsumojnë kafenë turke prej shekujsh.