5 faktorë që tregojnë se ju keni zgjedhur karrierën e gabuar

24/05/2018 12:47 PM 0 komente

Edhe pse në ditët e sotme dëgjojmë shpesh se të shumtë janë ata persona që kanë zgjedhur karrierën e gabuar, për Karen Elizaga, profesore dhe autore e librit “Find your Sweet Spot”, nuk është e lehtë të përcaktosh ndryshimin ndërmjet një pozicioni pune që nuk ju përshtatet dhe një karriere të gabuar. Nëse edhe ju ndiheni të palumtur në punën ku jeni dhe jeni të ndërgjegjshëm për një gjë të tillë, por nuk jeni të sigurtë nëse duhet të kërkoni për një punë të re, atëherë ne ju këshillojmë të lexoni artikullin e mëposhtëm, dhe pse jo t’i jëpni edhe një përgjigje vetes.

1. Punoni shumë por pa rezultat

Edhe pse ju mund të bëni të pamundurën për të pasur rezultate sa më të mira, duke punuar edhe më shumë seç duhet, sipas ekspertes Elizaga, rezultatet nuk duken asnjëherë. Një gje e tillë sipas saj përkthehet edhe se ju nuk keni aftësitë e duhura, apo talentetin që duhet për të pasur rezultate të dukshme.

2. Ankoheni shumë për punën tuaj

Sipas eksperit Hahhie Craëford, nëse ju kaloni pjesën ëm të madhe të ditës duke u ankuar për punën që keni, atëherë është momenti i duhur për të bërë një ndryshim në karrierën tuaj sepse mbase ju keni zgjedhur karrierën e gabuar. Një gjë e tillë do t’ju ndihmonte shumë sepse ju nuk do të mbartni më shqetësimet e punës të cilat ia transmetoni edhe familjarëve tuaj.

3. Nuk i shihni asgjë pozitive

Të shumtë janë njerëzit që edhe pse nuk e përlqejnë punë që bëjnë, vazhdojnë të rrinë në atë pozicion për arsye të ndryshme. Disave u leverdis emri që ka kompania në të cilën punojnë dhe që nesër pasi të largohen prej aty mund ta përdorin. Disa të tjerë qëndrojnë për pagën që marrin, etj. Por nëse ju nuk i gjeni punës ku jeni asgjë positive, atëherë nuk duhet të mendoheni dy herë përpara se të ndryshoni karrierë.

4. Evidendohen vetëm pikat tuaja të dobëta

Ju doni që gjatë karrierës suaj të evidentohen pikat tuaja të forta dhe padyshim që të shmangni s amë shumë të mundeni ato të dobëta. Por kur ndodh që juve t’ju evidentohen vetëm pikat tuaj të dobëta, atëherë sipas ekspertit Creëford, ju mund të keni zgjdehur karrierën tuaj të gabuar.

5. Ëndrra juaj më e madhe është që të largoheni

Nëse ju keni arritur deri në pikën që ëndërroni ditën kur do largoheni nga puna ku jeni aktualisht, apo edeh nëse do t’ju pushonin nuk do t’ju vinte fare keq, atëherë është e sigurtë se ju duhet të largoheni sa më parë të jetë e mundur dhe të merrni një drejtim tjetër.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz