Refuzimi të vret. Por, çdo e keqe e ka një të mirë. Pritshmëritë tuaja ishin të larta, tani ju jeni thyer. Ju keni marrë një email ku shkruhej, “Faleminderit, por jo faleminderit” për një mundësi pune në të cilën kishit shumë shpresë.
S’ka dyshim, refuzimi është i vështirë për t’u pranuar nga pjesa më e madhe prej nesh. Por, ka disa persona që duket se e përballojnë më mirë shijen e hidhur të refuzimit. Si për shembull, njerëzit e suksesshëm. Ata jo vetëm që përballen me refuzimin me vetëpërmbajtje dhe profesionalizëm, por përpiqen të nxjerrin prej tij një mësim. Doni të dini dhe ju se si mund ta bëni këtë gjë. Më poshtë janë pesë gjëra që bëjnë njerëzit e suksesshëm pasi përballen me refuzimin.
ATA E NJOHIN ROLIN E TYRE
Refuzimi mund të jetë i dhimbshëm. Është faji i tyre që nuk mundën të shihnin vlerat që ne ofronim ose që vendosën të shkonin në një drejtim tjetër.
Kur ne lëndohemi është pak a shumë natyra njerëzore që na bën ne viktima të situatës. Megjithatë, njerëzit e suksesshëm
e kuptojnë se çfarë rëndësie luajti roli i tyre në refuzim.
A ishin ata të përgatitur sa duhet?
Ju duhet të pranoni përgjegjësinë për gjithçka që keni bërë që mund të ketë ndikuar në refuzimin tuaj, ndryshe nuk do të mësoni nga situata.
ATA REFLEKTOJNË
Ngjashëm si më sipër, njerëzit e suksesshëm nuk ndërmarrin menjëherë një veprim tjetër pasi refuzohen. Përkundrazi, ata marrin pak kohë për të analizuar këtë përvojë.
A u zunë ata në befasi nga ky refuzim? Nëse do të ktheheshin pas në kohë, çfarë gjërash do të kishin bërë ndryshe? Së pari ju duhet të identifikoni disa pika se ku mund të bëni disa ndryshime, përpara se ta ktheni këtë situatë në anën tuaj.
ATA BËJNË PYETJE
Kur ju refuzoheni për diçka, ndjesia e parë është të largoheni sa më shumë nga kjo situatë poshtëruese. Megjithatë, njerëzit e suksesshëm i rezistojnë tundimit që të vrapojnë dhe të fshihen. Ata e dinë që është më mirë ta përdorin këtë situatë si një mundësi që të mbledhin sa më shumë informacion që mund t’i ndihmojë ata të përmirësohen në të ardhmen. Lini mënjanë krenarinë dhe pyesni veten se çfarë mund të bëni më mirë herën tjetër. Ky i gjithi është një informacion me vlerë që ju mund ta përdorni që të ecni përpara.
ATA PËRMIRËSOHEN
Shumë prej nesh bien në grackën refuzimit, por jo njerëzit e suksesshëm. Ju e dini se s’mund të vazhdoni të bëni të njëjtat gjëra dhe të bëni të njëjtat gabime ndërkohë që prisni rezultate të ndryshme. Bëni një plan me pika që t’i përdorni për t’u përmirësuar.
ATA ECIN PËRPARA
Refuzimi mund të vrasë edhe njerëzit me ego më të fortë. Ju duhet të merrni pak kohë të reflektoni mbi këtë përvojë dhe të nxirrni disa mësime të vlefshme. Megjithatë, pasi ta keni bërë këtë, mos vazhdoni ta mbani mendjen aty. Askush s’mund ta mohojë që refuzimi mund të jetë një përvojë e dhimbshme, por gjithashtu mund të jetë dhe një mësim i mirë, për aq kohë sa ju ndiqni këto këshilla. Nëpërmjet këtyre pesë strategjive ju do ta ktheni refuzimin në avantazh.