Ne kemi nevojë të zhvillojmë marrëdhënie partneriteti në biznes gjatë gjithë kohës; qofshin ato ndërmarrje të përbashkëta apo aleanca strategjike, shitje përmes partnerëve distributor apo partneritet me furnizuesi. Sa më efektive të jemi në ndërtimin e këtyre marrëdhënieve, aq më shumë do të përfitojmë nga partneriteti, sidomos në krijimin e rritjes së biznesit. Ndiqni këto këshilla të komunikimit dhe do të siguroni shumë më shumë vlerë nga marrëdhëniet tuaja të partneritetit.
- Zyrtarizoni qëllimet e për të cilat keni dakorduar reciprokisht. Kjo i mundëson të gjithëve të dinë se ku qëndrojnë dhe çfarë vlerash duhet ti dorëzohet secilës palë. Gjithashtu sigurohuni që qëllimet individuale nuk janë në konflikt me njëri-tjetrin dhe se qëllimi i përbashkët siguron një avantazh strategjik për secilën palë. Dokumentoni marrëveshjen tuaj si hap i parë në mënyrë që të mund ti referoheni atij kur t’ju lind nevoja.
- Dorëzoni vlera të një fitoreje të dy-anshme. Të gjitha marrëdhëniet e biznesit bazohen në arritjen e objektivave ku përfitojnë të dy palët. Sigurohuni që ju tëpërcillni vlerën siç është rënë dakord dhe se askush nuk po përfiton në kurriz të palës tjetër.
- Bëni që komunikimi të zhvillohet si ‘një ushtrim’ i dyanshëm. Të dy njerëzit duhet të duan të jenë në marrëdhënie dhe të duan të komunikojnë. Pra, tregohuni të qartë se ju të dy e dëshironi këtë partneritet dhe ruani një komunikimin të dyanshëm në baza të rregullta dhe të vazhdueshme.
- Zgjidheni konfliktin kur ai ndodh. Kurrë mos e lejoni atë të acarohet si një plagë e infektuar. Sa më shpejt të diskutoni, aq më shpejt mund ta zgjidhni kështu që ai nuk arrin të degjenerojë partneritetin tuaj.
- Planifikoni së bashku aktivitetet. Nxirrni ide të përbashkëta, diskutoni dhe dokumentoni një plan të shkruar se kush është roli i cdokujt në partneritet. Më pas sigurohuni ta shqyrtoni dhe zgjeroni të paktën çdo tre muaj. Kjo krijon qartësi në partneritet dhe përcakton saktë përgjegjësitë. Gjithashtu së bashku ju mund të arrini shumë më shumë se sa vetëm- dhe a nuk është pikërisht kjo arsyeja se pse hyni në marrëdhënie partneriteti në biznes.