Nëse doni të keni punonjës sa më produktivë dhe të përkushtuar atëherë mundohuni që të ushtroni sa më pak presion dhe stres ndaj tyre.
Pa dyshim që punonjësit janë një ndër elementët më të rëndësishëm në kompaninë tuaj, për të mos thënë më i rëndësishmi. Prandaj drejtimi dhe menaxhimi i tyre në një mënyrë që t’i nxisë ata drejt një përkushtimi sa më të lartë është shumë i rëndësishëm.
Sipas një raporti nga Instituti Ndërkomëbtar për Sigurinë dhe Shendetin në Punë, 40 për qind e punonjësve të anketuar u shprehën se ndiheshin të stresuar, ndërsa disa të tjerë shumë të stresuar në punë. Rrjedhimisht, numri i atyre punonjësve të përkushtuar është shumë i ulët dhe pjesa më e madhe e punojësve të anketuar janë njëkohësisht duke kërkuar për ndonjë punë të re.
Në mnyrë të tillë që punonjësit në kompaninë tuaj të kenë rendimentin më të lartë, ju duhet t’i rishikoni gjërat mirë që nga fillimi, që do të thotë që nga mënyra sesi ju e drejtoni kompaninë tuaj dhe pesonat që punojnë në të. Menaxhimi mund të jetë stresues si proces, por duke i kushtuar rëndësi kulturës së kompanisë që ju po krijoni, ju mund të bëni përmirësime dhe mbi të gjitha të shkaktoni s amë pak stres në mesin e tyre. Ja se si mund ta arrini një gjë të tillë në sajë të pesë këshillave:
1. Jepni zgjidhjet që ju përshtaten më mirë
Gjetja e zgjidhjeve më të përshtatshme për kompaninë tuaj, do t’i bëjë punonjësit që të ndihen më komod dhe sigurisht më pak të stresuar se në rastin kur i kërkohen të arrijnë rezultate të paarritshme. Kjo do t’i bëjë ata njëkohësisht edhe më të përkushtuar, duke dhënë rezultate më të larta.
2. Mundohuni që punonjësit tuaj të jenë njerëz sa më socialë
Njerëzit socialë janë njëkoësisht edhe njerëzit më të lumtur sepse ata i kushtojnë një pjesë të rëndësishme të kohës së tyre aktiviteteve që duan më shumë dhe që i bëjnë ata të ndihen më mirë. Sikur të kishit një staf prej njerëzish të tillë do të ishte idelaja. Punonjësit e lumtur janë njëkohësisht edhe më produktivë. Duke qenë se procesi i lidershipit është shumë i vështirë por në të njejtën kohë edeh frymëzues, ndaj mundohuni që të përfshiheni sa më shumë në jetën sociale të komunitetit tuaj duke i ndihmuar ata që kanë nevojë, dhe duke u shdnërruar kështu në shembullin që të gjithë do të donin të ndiqnin.
3. Mundohuni t’i përkrahsni përherë punonjësit tuaj
Çdo kompani mund të ketë një periudhë në të cilën mund të ketë një performacë të lartë dhe një periudhë në të cilën mund të jetë në nivele jo fort të kënaqshme. E rëndëishme është që punonjësit tuaj e dinë që ju do t’i përkrahni ata në të dyja rastet, si kur arrijën rezultate të larta duke i shprehur mirënonjhen , ashtu edhe në ato raste kur nuk arrijnë të jenë më të mirë. Vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë të gatshëm ta nisin sërish më optimizëm, duke synuar që të arrijnë rezultate gjithnjë e më të larta.
4. Duhet ta pranoni që shprehja e mirënjohjes është shumë e rëndësishme
Tregojani mirënjohjen punonjësve tuaj në çdo rast, mos lini rast t’ju shpëtojë duke menduar se do të vijë një më i mirë. Duke tërhequr vëmendjen e punonjësve për suksesin që ata kanë arritur është një prej mënyrave për të ndërtuar kulturën e kompanisë që ju keni dëshiruar dhe një shtysë mjaft e mirë që ata të arrijnë përherë rezultate sa më të larta dhe të jenë sa më produktivë. Punonjësit që ndihen të vlerësuar janë edhe ata që kanë tendencë të punojnë për të dhënë rezultate sa më të larta.
5. Mos i monitorni ata vazhdimisht
Ju duhet t’i besoni punonjësve tuaj. Tek e fundit ju ishit ai/ajo që i punësuat ata. Punonjësit tuaj kanë një pozicion të caktuar dhe për të përmbushur detyra specifike, por nëse ju i monitoroni ata në vazhdimësi, atëherë të jeni të sigurtë që ata nuk do të japin më të mirën e tyre sepse do të ndihen të stresur.