Ka hapa që një shef mund të ndërmarrë çdo ditë për të frymëzuar dhe motivuar punonjësit. Çelësi është që të krijojmë një kulturë pozitive në vendin e punës, e cila inkurajon punonjësit të bëjnë një punë më të mirë. Këtu janë ca nga gjërat që çdo shef mund të bëjë për të krijuar një ekip më efektiv.
Investoni në trajnim
Kur investoni në ekipin tuaj, ju gjithashtu tregoni një nivel të mbështetjes që mund të përmirësojë moralin. Kur punonjësit ndiejnë se kanë mundësinë për tu rritur në karrierë brenda një organizate ata kanë më shumë gjasa të qëndrojnë.
Delegoni detyrat në mënyrën e duhur
Ndërsa nxitojmë të përfundojmë të gjitha detyrat, do të ishte më lehtë të mbështeteshim në të njëjtin grup punonjësish për të realizuar gjithçka. Kjo bën që punonjësit e tjerë të ndihen të lënë mënjanë dhe të frustruar. Ndërsa punonjësit tepër të angazhuar do të ndihen të mbi ngarkuar dhe gjithcka do të rezultpjë në një organizatë të menaxhuar keq.
Në vend të kësaj, përpiquni të njihni të gjitha pikat e forta dhe dobësitë e punonjësve tuaj dhe të shpërndani punën në mënyrë të barabartë në bazë të këtyre kritereve.
Krijoni mundësi për lidhje të ekipit
Ne të gjithë i dimë pasojat e shumë punë dhe shumë pak lojë. Edhe në qoftë se qëndroni në zyrë, ju mund ta tërhiqni stafin drejt lojërave zbavitëse.
Përpara se të zgjidhni një ushtrim që lidh tekipin, së pari përcaktoni se çfarë qëllimi dëshironi të arrini. Pasi të keni vendosur se cfarë dëshironi të merrni nga ushtrimi, ju mund të zgjidhni aktivitetin më të përshtatshëm për ekipin tuaj.
Kufizoni takimet
Me krijimin e një axhendë dhe duke iu përmbajtur asaj me përpikmëri, ju mund ti bëni takimet tuaja më produktive. Në qoftë se çështja mund të zgjidhet me anë email ose mesazheve të çastit, zgjidhni atë vend. Disa zyra po zgjedhin mjetet e bashkëpunimit për ti mbajtur bisedat në internet gjatë gjithë ditës.
Stimulimi në vendin e punës
Me kaq shumë zgjidhje në dispozicion, udhëheqësit e kanë kuptuar vlerën e stimulimit të punonjësve me shpërblime dhe pikë. Për çmimin e një karte dhuratë, punëdhënësi mund të ndezë shpirtin konkurrues së të punësuarve dhe të bëjë përparim serioz në projekte apo objektivët e shitjes.