Futbolli, është padyshim një nga sportet më popullore në botë, natyrisht gjithashtu tërheq interesin e medias dhe gjeneron të ardhura si pak të tjerë në biznes. Pas përfundimit të sezonit 2012-2013 të futbollit në Evropë, Deloitte nuk ka humbur shumë kohë për të filluar punën në raportin e tyre vjetor të performancës financiare të futbollit, që ata e kanë quajtur ‘Football Money League 2014’ (Liga e parave të futbollit për 2014).
Është padyshim një nga raportet më të besueshme financiare në këtë fushë dhe na lejon jo vetëm të kemi një ide mbi llojin e të ardhurave që klubet kryesore të futbollit janë të afta të gjenerojnë, por edhe ti rendisim ata dhe të dimë saktësisht se cilët janë klube që aktualisht po pasurohen më shumë.
Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnë të qëndrojnë në të njëjtën renditje për të pestin vit radhazi, ndërsa Merengues përfundoi vitin e 9 radhazi si klubi më i pasur i futbollit në Botë.
Të ardhurat në raportet e mëposhtme llogarisin për flukset hyrëse monetare nga shitja e biletave, të drejtat televizive, marrëveshjet e reklamave, marrëveshjet e sponsorizimit dhe shitjet komerciale.
#1 – Real Madrid
Vendi: Spanjë
Lojtari kryesor: Cristiano Ronaldo
Data e themelimit: 6 mars, 1902
Stadiumi: Santiago Bernabéu
Të ardhurat e përgjithshme në 2012-13: 518.9 milion euro
#2 – Barcelona
Vendi: Spanjë
Lojtari kryesor: Lionel Messi
Data e themelimit: 29 në ntor, 1899
Stadiumi: Camp Nou
Të ardhurat e përgjithshme në 2012-13: 482.6 milion euro
#3 – Bayern Munich
Vendi: Gjermani
Lojtari kryesor: Franck Ribery
Data e themelimit: 27 shkurt, 1900
Stadiumi: Allianz Arena
Të ardhurat e përgjithshme në 2012-13: 431.2 milion euro
#4 – Manchester United
Vendi: Angli
Lojtari kryesor: Ë ayne Rooney
Data e themelimit: 1878
Stadiumi: Old Trafford
Të ardhurat e përgjithshme në 2012-13: 423.8 milion euro
#5 – PSG
Vendi: Francë
Lojtari kryesor: Zlatan Ibrahimovic
Data e themelimit: 12 gusht, 1970
Stadiumi: Parc des Princes
Të ardhurat e përgjithshme në 2012-13: 398.8 milion euros