5 mënyra se si Inteligjenca Emocionale ju ndihmon të menaxhoni frustrimet në punë

15/05/2018 3:14 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

“Jeta është 10% çfarë më ndodh dhe 90% se si reagoj” – John Maxwell

 

Ne të gjithë jemi përballur me emocione të ndryshme në punë, pozitive dhe negative. Është e vështirë të imagjinosh veten të futesh në telashe duke shprehur emocione pozitive në punë, kjo ndodh veç në rastin kur ju dilni jashtë kontrolli dhe krijohet një situatë e sikletshme. Është emocioni i kundërt që na krijon probleme.

Të gjithë ne i kemi përjetuar emocionet negative në punë. Për shembull, kur mendojmë se dikush nuk është në lartësinë e duhur në punë, por megjithatë i ka hyrë në zemër drejtuesit, dhe ngrihet në detyrë, pavarësisht se ju keni punuar aq shumë për ta fituar një gjë të tillë. Kur një bashkëpunëtor merr meritat për diçka që e keni bërë ju. Kur ata që punojnë më pak në ekipin tuaj marrin të njëjtat kredite për një projekt të suksesshëm skuadre ku ju keni bërë pjesën më të madhe të punës. Pasi keni punuar për orë të tëra në paraqitjen e një propozimi, ai refuzohet, apo më keq akoma kritikohet.

Skenarët që na zemërojnë, frustrojnë, zhgënjejnë, frikësojnë janë të panumërt dhe të gjithë i kemi dëgjuar dhe përjetuar.
Nuk është situata në vetvete që na thyen, por mënyra se si i përgjigjemi. Njerëzit e suksesshëm kanë gjetur mënyrën jo vetëm se si të përballen me frustrimin por edhe për t’i shfrytëzojnë këto mësime për të ecur përpara.

Më poshtë janë pesë mënyra se si Inteligjenca Emocionale na ndihmon t’i kapërcejmë këto situata frustruese….

Ju ndalon të reagoni menjëherë

Ne ndiejmë para se të mendojmë. Kur reagojmë shumë shpejt duke u nisur nga emocionet negative, rezultatet nuk janë asnjëherë të mira. Kur ne i japim vetes disa sekonda të mendojmë për të së pari, kjo nuk është një përgjigje dhe jemi duke marrë përgjegjësinë tonë personale. Ne të gjithë njohim njerëz kur zemërimi u ka kushtuar shumë kur bëhet fjalë për promovim në punë, në karrierë dhe po ashtu edhe në jetë. Çdo herë që përjetojmë emocione të forta, ne duhet t’i japim vetes kohë të mendojmë. Kjo do të thotë që duhet të largohemi përkohësisht nga një situatë deri sa të kemi kohë dhe hapësirë për të menduar më qartë.

T’i vëmë një emër emocionit

Akti i thjeshtë i të qenët në gjendje të përcaktojmë se si ndihemi largon një pjesë të energjisë që emocionet tona kanë mbi ne. Na krijon një lloj distance nga emocioni dhe na jep më shumë qartësi. Kjo na jep mundësinë të bëjmë një hap pas dhe të reflektojmë mbi situatën.

Ndani emocionet me njerëz që ju mbështesin, por janë objektivë

Gjeni dikë që është një dëgjues i mirë dhe të jetë në gjendje t’ju japë një këndvështrim objektiv të asaj që ndodhi. Zakonisht bëhet fjalë për dikë që nuk ka asnjë interes në një mënyrë apo në një tjetër. Kur ju ndani me dikë tjetër se çfarë ndodhi, përpiquni të ndani faktet dhe jo gjykimet tuaja.

Vëreni veten në vendin e një vëzhguesi të jashtëm

Kjo nuk është e thjeshtë për t’u bërë, por përpiquni ta shikoni situatën nga dikush i jashtëm i cili nuk ka asnjë interes te rezultati. Bëni një përpjekje të sinqertë dhe përpiquni t’i shihni gjërat nga perspektiva e të gjithë personave të përfshirë. Pjesa më e vështirë do të jetë ajo që të jepni shpjegime alternative për arsyet që ju i thoni vetes se ju kanë lënduar. Pyetja më e vështirë është: cili ishte roli im në këtë gjë, pozitiv apo negativ. Do të mësoni shumë duke bërë këtë gjë.

Shikojini gjërat nga një perspektivë në afat të gjatë

Pyesni veten se sa rëndësi do të ketë kjo në një vit, pesë apo dhjetë vjet duke nisur nga ky moment. Shikojini objektivat tuaja në një afat të gjatë dhe shikoni se si përshtatet gjithë kjo dhe se ku doni të jeni në të ardhmen. A është një betejë që ia vlen ta luftoni apo do t’ju leverdiste ta kapërcenit këtë situatë në të mirë të planeve tuaja të ardhshme? Cilat do të jenë rezultatet e mundshme të zgjedhjeve që do të bëni nga ky këndvështrim e si do t’ju ndihmojnë apo pengojnë të ecni përpara për arritjen e objektivave tuaj?

 

*Harvey Deutschendorf, ekspert i Inteligjencës Emocionale, autor dhe folës.
Burimi: business2community

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz