Si pjesë e projektit tonë të kërkimit “working late”, kemi analizuar disa nga pikëpamjet e drejtuesve rreth punonjësve në moshë.
Studimi mbështet disa gjetje të tjera sipas të cilave diskriminimi për shkak të moshës ndodh ende.
Një drejtues i pyetur rreth strategjive të punësimit tha: Në të vërtetë po kërkojmë dikë që të jetë midis 25 – 35 vjeç. Kjo nuk do të thotë që jeni kundër punonjësve në moshë, por po kërkojmë dikë që të ketë energji dhe pasion për të mësuar.
Më poshtë janë pesë mitet më të zakonshme rreth punonjësve në moshë dhe si t’i sfidoni ato.
1.Ata nuk mund të mësojnë gjëra të reja
Shumë kërkime e hedhin poshtë këtë mit. Është parë se punonjësit në moshë kanë më shumë përvojë në përshtatjen me pajisjet e reja, mjediset dhe praktikat e punës. A e dini që mosha mesatare e sipërmarrësve të suksesshëm është mes 42 – 47 vjeç?
2.Ata janë më pak produktivë
Nuk ka shumë dëshmi që vërtetojnë këtë gjë për njerëzit në moshë. Është e pritshme një rënie të aftësive fizike dhe njohëse me kalimin e moshës, por kjo ndodh në një moshë më të vonë se ajo gjatë së cilës punojne. Mosha dhe performanca në punë nuk duhet të shihen të lidhura me njëra-tjetrën. Shumë prova tregojnë se punonjësit në moshë janë po aq efektivë sa punonjësit e rinj.
3.Ata marrin më shumë ditë leje për shkak të problemeve shëndetësore
Studimi tregoi se ky supozim është i pasaktë. Mesatarisht, është e vërtetë që punonjësit në moshë marrin më shumë ditë leje për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, por gjithashtu ata marrin më pak ditë leje për shkak të problemeve të lehta shëndetësore Punonjësit në moshë janë më pak të ekspozuar ndaj rrezikut të aksidenteve në vendin e punës, por vuajnë nga një numër më i madh rastesh fatale.
Ekzistojnë disa strategji që mund t’i përdorim për të përmirësuar shëndetin e forcës së punës në moshë. Kjo do të na jepte të gjithëve mundësinë të jetonim më gjatë në shëndet të mirë.
4.Ata do të japin dorëheqjen dhe do të largohen nga kompania
Mosha mesatare e popullsisë po rritet. Me plakjen e popullsisë rritet gjithashtu edhe mosha mesatare e punonjësve. Nuk ekziston më një moshë e paracaktuar e daljes në pension. Punëdhënësit duhet të kuptojnë që një punonjës me shumë përvojë – edhe 64 vjeç – mund të qëndrojë në kompani edhe për shumë vite të tjera.
Kur dikush nis punë në një kompani në moshën 24-vjeçare, nuk ka asnjë garanci se do të qëndrojë në të për një kohë të gjatë, për shkak të tendencës moderne për të ndryshuar shpesh punë. Pra punëdhënësit përballen me të njëjtën dilemë të qëndrimit të punonjësve për të gjitha moshat. Ne ndryshojmë mesatarisht punë një herë në pesë vjet.
5.Janë të mbikualifikuar (dhe kjo është diçka e keqe)
Në disa nga studimet tona të fundit, terma si “jofleksibël” dhe të “mbikualifikuar” janë shembujt të feedback-ut që u japim kandidatëve në moshë kur ata refuzohen në një vend punë. Është e vështirë të justifikosh përdorimin e termit i “mbikualifikuar” edhe pse kjo ndoshta mund të shpjegohet nga punëdhënësit e shqetësuar për njerëzit që lënë punën pas një kohe të shkurtër për një punë që përshtatet më mirë me aftësitë e tyre.
Ka shumë arsye të mira për të cilat një punonjës me përvojë mund të dojë të bëjë një hap përpara drejt një roli që kërkon më pak aftësi të veçanta se puna e mëparshme. Punonjësit në moshë shpesh thonë se duan të punojnë me kohë të pjesshme, në punë fleksibël, jo stresuese, gjë që mund të shpjegojë dëshirën për të punuar në punë të cilat mund të konsiderohen “të mbikualifikuar”. Ka shumë avantazhe në të pasurin e një force pune me moshë të ndryshme. Për të shfrytëzuar sa më mirë aftësitë e një shoqërie që po plaket dhe për të kuptuar klientët e ndryshëm, punëmarrësit duhet të mendojnë përtej stereotipave të moshës.
*Ricardo Twusami dhe Sheena Johnson
Burimi: World Economic Forum