Nëse keni vendosur të humbni kilet e tepërta, atëherë me siguri duhet të dini që e vetmja mënyrë për ta bërë është duke e kombinuar me një dietë të shëndetshme dhe të balancuar. Gjithsesi, ekzistojnë disa lloj pijesh që do ju përshpejtojnë djegien e dhjamërave dhe do ju ndihmojnë në humbjen e peshës më shpejtë se sa do të mundeshit normalisht, këtu do të gjeni pesë pijet më efiçente.
1.Lëngu “Detox” (Përzier)
Lëngu Detox është padyshim aleati më i besueshëm në betejën kundra peshave të tepërta, ju mund ta bëni lehtësisht në kuzhinën tuaj, duke kombinuar frutat dhe perimet. Ushqimet rrënjësore me përmbajtje të lartë fibër, të tilla, si xhenxhefil, karota ose molla janë të rekomandueshme për këto lëngjera, të njohura për ndihmën ndaj tretjes së ushqimit, pa përmendur antioksidantët që çlirojnë në trupit tonë. Këto lëngjera kanë efekte të dyfishta, ndërkohë që ndihmojnë trupin tuaj për të hequr helmuesit, kimikatet dhe gjithë substancat e rrezikshme që janë akumuluar brenda nesh. Ato gjithashtu ndihmojnë për të humbur peshë në një mënyrë më të shpejtë dhe natyrale.
2.Lëngu i perimeve
Lëngu i perimeve, nga ana tjetër, mund të ndihmojnë në përpjekjen e humbjes e peshës për një kohë të gjatë dhe perimet e njohura si më të përshtatshme për humbjen e kileve janë “Cruciferous” (familja e lakrave). Nuk ka rëndësi nëse bashkon ose jo me lëngjera të tjera, këto perime do të jenë arma juaj më efiçente në luftimin ndaj shëndoshjes, dhe nuk ka mënyrë më të mirë për të mbajtur gjitha toksikët e tuaja larg. Përveç kësaj ky lloj lëngu ju ndihmon për balancimin e hormoneve në trupin tuaj
3. Caj Jeshil
Çaj jeshil është përdorur për qindra vjet për shkak benefiteve të shumta, dhe humbja e peshës është njëri prej tyre. Gjithsesi vetëm çaj jeshil do ju ndihmoj të hiqni vetëm disa kile, me siguri do ju shërbejë si një shtesë e mirë në dietën tuaj të gjatë. Nuk ka rëndësi nëse keni kohe ose jo për tu stërvitur me bazat e zakonshme, të pirit e një gote çaj çdo ditë do të përçonte të gjithë antioksidantët që ju nevojiten, gjithashtu do ju ndihmonte të digjni dhjamërat në një shpejtësi të qëndrueshme, duke rritur metabolizmin. Këto çajra janë perfekt për djegien e kalorive po aq sa për të ngritur nivelet e energjisë së trupit dhe goditjes së urisë.
4. Lëngu i frutave: Boronica dhe Dardha
Lëngu i frutave është i shijshëm, i thjesht për tu përgatitur dhe shume i pasur me vlera ushqyese, vitamina dhe minerale. Përveç kësaj, ekzistojnë me qindra fruta që ju mund të zgjidhni nga dardha tek boronica, por këto të dyja janë më të shijshmet, më efiçente, më të njohurat duke i shtuar faktin që ato përmbajnë një sasi të lartë vitamine C. Ky lëng ju rritë nivelet energjisë totale të trupit tuaj dhe drejton të gjitha vitaminat dhe proteinat e trupit tuaj në ato pjesëza të trupit ku ai ka më shume nevojë. Përveç këtyre boronica është e njohur për ndalimin e disa infeksioneve siç është ajo në fshikëz, e quajtur bakateria E-coli. Ndërkohë nga ana tjetër dardha përmban magnez, kalium, fosfor dhe kalcium që të ndihmojnë për mbajtjen e kockave të shëndetshme dhe të forta.
5. Kafe e zezë
E fundit por jo për nga rëndësia. Është një fakt i ditur, nëse konsumohet me moderim, kafeja e zezë mund të këtë përfitime të bollshme në shëndetin tuaj. Nuk përmban vetëm antioksidant që lufton dhe ulë rreziqet e disa llojeve të kancerit, por mund të ulë dhe rrezikun e diabetit po ashtu dhe të sëmundjeve të zemrës. Gjithashtu kafeina është perfektë për rritjen e metabolizmit dhe rritjen e numrit të kalorive qe digjen. Kini kujdes, nëse doni të ulni peshën tuaj duke u mbështetur tek kafeja duhet ta konsumoni atë pa qumësht dhe sheqer.
Për ta përmbyllur, këto janë 5 pijet më efektive që ju duhet ti fusni në dietën tuaj nëse doni të humbisni peshë në mënyrë të shpejtë dhe të natyrshme, pa pirë ndonjë ilaç ose përdorur ndonjë shtojcë që mund të ketë efekte anësore.