Nga fundi i shtatorit e deri në mes të tetorit, natyra vishet e tëra në ngjyrat portokalli dhe të kuqërremtë. Më poshtë do të njiheni me 10 prej vendeve në Angli ku vjeshta mund të shijohet në 360 gradë:
Pylli Faskally, Perthshire, Skoci
Perthshire është një prej rajoneve skoceze të njohura për botën e pasur pyjore që ka, me rreth 25 lloje të ndryshme pemësh. Ky është një prej rajoneve që të mrekullon me bukurinë e tij gjatë gjithë vitit, por në vjeshtë ai tjetërsohet dhe kthehet në një parajsë të vërtetë natyrore. I cilësuar si një prej vendeve më të bukura për t’u vizituar gjatë muajit tetor.
Sheshi Lime në Marbury, Cheshire, në veri-perëndim të Anglisë
Bëni gati aparatët fotografikë, sepse fotot që do të bëni këtu vështirë se do t’i gjeni tjetërkund.
New Forest, Hampshire, Anglia jugore
Pyjet e lashta të Parkut Kombëtar të njohur me emrin “New Forest” mbulojnë një territor me më shumë se 80,500 metra katrorë. Gjatë stinës së vjeshtës, këtu zhvillohet edhe festivali i “Ecjes në Natyrë”. Nuk duhet të lini kurrsesi pa parë lisin 500-vjeçar, i cilësuar edhe si mbreti i këtij pylli, si dhe të vizitoni parkun me kafshë që ndodhet diku në veri të tij.
Parku Richmond, Londër, Angli
Shpëtoni nga zhurmat e qytetit dhe relaksohuni në qetësinë dhe bukurinë natyrore që të fal parku Richmond në Londër. Kryeqyteti i Anglisë njihet për parqet e tij të mrekullueshme, por Richmondi është një prej atyre parqeve që tjetërsohet gjatë stinës së vjeshtës dhe kur shkon këtu të duket sikur mbytesh në një perëndim dielli. Ai është edhe një prej parqeve më të mëdha në Angli, dhe pothuasje 3 herë më i madh se Central Park në Nju Jork.
Kopshtet Bodnant, Gjiri Colëyn, Uells
I ndodhur në një vend mahnitës, dhe i rrethuar nga malet Carneddau, pema e gështenjës është ajo që mbretëron në kopshtet e njohura me emrin Bodnant. Ato krijojnë një kurorë mbi luginën në të cilin shtrihen, ndërsa në mesin e tyre kanë një shatërvan gjigant. Periudha ideale për ta vizituar këtë vend është muaji tetor.