5 pyetjet më të rëndësishme në karrierën e gjithkujt

17/11/2017 3:49 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Të gjithë ne arrijmë një pikë në karrierën tonë ku është shumë e rëndësishme që të ndalojmë dhe të reflektojmë mbi rrugëtimin që kemi bërë, ku jemi, ku kemi qenë dhe ku shpresojmë të mbërrijmë.

Pesë pyetjet e mëposhtme do t’ju vijnë në ndihmë për të kuptuar se në ç’fazë të karrierës suaj jeni dhe si të bëni zgjedhjet më të mira të mundshme:

 

1. A po mësoni ende?

A jeni duke mësuar ende në punën në të cilën jeni? Nuk duhet të harroni që deri në fund të karrierës suaj ju do të jeni në një proces të vazhdueshëm të mësuari. A ju ofron puna trajnime profesionale apo seminare të ndryshme? Apo ndiheni sikur nuk keni çfarë të mësoni më dhe po mendoni për të lëvizur në një punë tjetër?

Nëse nuk keni se çfarë të mësoni më në punën tuaj aktuale, atëherë mbase është momenti i duhur për të kërkuar diçka tjetër në të cilën të rriteni profesionalisht.

2. A po rriteni profesionalisht?

A ju krijon kompania në të cilën jeni mundësinë për t’u rritur profesionalisht? A ka departamente të tjera në të cilat ju mund të zhvendoseni për të dhënë më shumë nga aftësitë tuaja? Mos prisni vite e vite të tëra për të kaluar në një nivel tjetër dhe pasi koha të kalojë ta shihni veten në të njëjtin vend, dhe më e keqja është që nuk do të jeni rritur aspak profesionalisht.

3. A jeni të respektuar?

Kjo është një prej pyetjeve më të rëndësishme, por më e keqja është se askush prej nesh nuk ia bën vetes atë. Si e ndieni veten në kompaninë në të cilën punoni? A ju dëgjojnë të tjerët dhe a jua marrin për bazë mendimin që jepni? Ndodh që në disa raste kur filloni punë në moshë të re në një kompani, edhe pse vitet kalaojnë dhe ju rriteni profesionalisht, për pjesën më të madhe të kolegëve tuaj vazhdoni të jeni sërish “fëmija” që erdhi në fillim.

Nëse mendimi juaj nuk merret në konsideratë dhe ju nuk ndiheni mirë në kompaninë në të cilën jeni, atëherë ndoshta është momenti i duhur për të kërkuar një punë diku tjetër.

4. A po bëni më të mirën?

Ndodh që shumica prej nesh të mos e bëjnë punën në të cilën janë me pasion, por kjo nuk duhet të vazhdojë për një periudhë të gjatë kohore, sepse jo vetëm që ju nuk do të rriteni profesionalisht por më e keqja është që ajo mund t’ju kthehet edhe në stres.

5. A jeni të lumtur?

Pyetja e fundit, por ndër më të rëndësishmet është: A jeni të lumtur në punën që bëni?

Jeta është shumë e shkurtër për të kaluar vite të tëra në një punë e cila nuk ju jep asnjë kënaqësi dhe në të cilën çdo mëngjes shkoni pa aspak dëshirë duke pritur që orët e punës të kalojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

Edhe nëse të gjitha pyetjeve të mësipërme ka shumë mundësi që t’i përgjigjeni me “jo”, nuk duhet të ndiheni keq sepse kjo është një përgjigje e njejtë për një grup të madh njerëzish. E bukura e këtyre pyetjeve është se ato mund t’ju bëjnë që t’i përgjigjeni vetes në mënyrë sa më të sinqertë dhe pse jo të bëni ndryshimin për të cilin keni kohë që mendoni.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz