5 qytetet europiane, popullariteti i të cilave do të rritet në pak kohë

04/09/2018 4:19 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Si pjesë e Travellers’ Choice Awards të përvitshme, TripAdvisor ka shpallur pesë qytetet e para europiane, popullariteti i të cilave do të rritet shumë shpejt.

Pasi studioi rezervimet e fundit të përdoruesve, faqja e udhëtimeve arriti në përfundimin se Gdańsk në Poloni rrëmbeu vendin e parë si një nga destinacionet më të kërkuara për pushime këtë vit.

Gdansk, një nga qytetet më të bukura të Polonisë, në Detin Baltin, ka luajtur rol kyç në histori, veçanërisht në shekullin XX. Qyteti-port u rindërtua pas Luftës së Dytë Botërore. Turistët do të ndiejnë kënaqësi teksa do të ecin përmes ndërtesave ngjyrë pastel të Long Market, ndërkohë që Qyteti i Vjetër, është përherë i gjallë. Ju nuk duhet të lini pa vizituar: Qytetin e Vjetër, Muzeun e Luftës së Dytë Botërore (Muzeum II Wojny Swiatowej) dhe Kishën e Shën Marisë.

Riga

Kryeqyteti i Letonisë, Riga, renditet i dyti. Riga është qyteti më i madh në Baltik dhe është “një ndërthurje e mrekullueshme e traditës për të cilën letonezët ndihen krenarë, me ndikimet nga vendet e ndryshme që e kanë pushtuar”. Art Nouveau në Rigë është shpallur pjesë e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO. Qyteti, i pasur me bare dhe restorante të ndryshme pranë njëri-tjetrit, është zgjedhja ideale për disa ditë pushimesh në vjeshtë. Ju nuk duhet të lini pa vizituar: Qytetin e Vjetër (Vecriga), Parkun Vermanes, Ndërtesën e Kgb, File No. 1914/2014.

 

Rovinj

Një komentues te faqja TripAdvisor e ka cilësuar Rovinj si “Venecia e Kroacisë”. Me rrugët e ngushta dhe sheshet piktoreske, Rovinj, shumë ndryshe nga Dubrovniku, është i destinuar të bëhet një destinacion mjaft i vizituar brenda disa vitesh. Ju nuk duhet të lini pa vizituar: Qytetin e Vjetër, plazhin Puna Corrente dhe Kishën St. Euphemia.

 

Nerja

Në vend të katërt është Nerja, e cila ndodhet në pjesën lindore të Costa del Sol në Spanjë. Nuk është e habitshme që qyteti ka dhjetëra plazhe ranore që ofrojnë gjithçka, nga zhytjet në ujë tek udhëtimet me varkë me velë. Ju nuk duhet të lini pa vizituar: Balcon de Europa, Rio Chillar, Kishën El Salvador.

 

Katania

Katania ka qenë një vend i rëndësishëm për shumë perandori përgjatë shekujve, nga grekët, romakët e arabët, te nomanët e spanjollët (sa për të përmendur disa). Por qytetarët e saj kanë një armik më të rrezikshëm, pikërisht në oborrin e tyre – Etnën, vullkani më i madh dhe aktiv në Europë, që e shkatërroi qytetin me tërmete dhe llavën në vitin 1693. Për këtë shpesh Katania quhet edhe “Qyteti i Zi”, pasi ndërtesat e tij u nxinë nga hiri i Etnës.

Pasi u rindërtua në shekullin XVIII nga arkitekti italian Giovanni Battista Vaccarini, ndërtesat e stilit barok të Catanias sot janë të famshme në të gjithë botën. Ju mund të gjeni këshilla të shumta se ku të hani, pini dhe qëndroni në faqen TripAdvisor.

 

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of