5 qytetet europiane që s’duhen lënë pa u vizituar gjatë pranverës

16/03/2017 4:02 PM 0 komente

Me hyrjen e pranverës, edhe kontinenti europian bëhet më tërheqës sesa gjatë periudhave të tjera. Të pasura me një arkitekturë karakteristike, një kulinari të shumëllojshme dhe mbi të gjitha tradicionale, një pasuri shekullore artistike dhe muzikore, ky kontintent hap për kënaqësinë e shumë turistëve disa nga dyert e qyteteve të tij më të bukura, si:

 

 

Amsterdami, Holandë

Holanda krenohet në pranverë me kopshtet e saj me tulipanë. Keukenhof Gardens,  një prej më të famshmëve, i cili ndodhet në afërsi të qytetit Lisse, është një prej mrekullive më vete. Gjatë pranverës ju mund të shijoni të gjithë qytetin duke e vizituar atë me biçikleta që jepen me qira në qendër të tij duke mos humbur asnjë vend.

Amsterdam on clear  August day.; Shutterstock ID 54576154; Project/Title: Best of Europe; Downloader: Melanie Marin

Lisbona, Portugali

Në pranverë, Lisbona është një prej qyteteve më të vizituara të Europës Perëndimore. Klima e ngrohtë, rrugicat piktoreske dhe shumë vende të tjera karakteristike të saj, krijojnë tablonë perfekte të një udhëtimi ideal. Kështjella e qytetit dhe Sintra dhe Cascais nuk duhen lënë kurrsesi pa u vizituar.

 

Lisbon; Shutterstock ID 7094923; Project/Title: Photo Database top 200

Budapesti, Hungari

Kryeqyteti hungarez, Budapesti, renditet si një prej vendeve më të vizituara gjatë muajve mars-maj dhe mbi të gjitha, si një prej vendeve turistike ku ju mund të shpenzoni një buxhet minimalist. Në këtë qytet ndërthurren në harmoni njëri me tjetrin qyteti antik i Budës me pjesën e re Pestin. Ideale në pranverë janë mbi të gjitha edhe banjot termale.

 

The streets in old town, Riga, Latvia; Shutterstock ID 144266083; Project/Title: Fodors.com; Destination: Riga, Latvia; Downloader: Jessica Parkhill

Riga, Letoni

Kyeqyteti i Letonisë, Riga është sinonim i muzikës klasike, elegancës dhe i arkitekturës historike. Lëreni veten të deheni nga mëngjeset pranverore dhe mos humbisni kurrsesi qendrën e qytetit antik. Riga është vlerësuar në 2014, si kryeqyteti europian i kulturës.

 

Christiania, also known as Freetown Christiania is a self-proclaimed autonomous artistic part of Christianshavn in the capital Copenhagen, Denmark. By Ed Francissen.

Kopenhagën, Danimarkë

E pesta në këtë renditje por jo e fundit. Edhe Danimarka është një dashuri më vete sidoms gjatë pranverës. Fillojeni vizitën tuaj me sheshin Kongens Nytorv, pastaj me teatrot e mrekullueshëm si Teatri Mbretëror Danez dhe vazhdoni më tej me rrugën e mbushur me dyqane në Stroget. Mbrëmjet mund t’i kaloni në Blue Planet apo në njërin prej akuariumeve më të mëdhenj të së gjithë Europës.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz