Ndërsa është e vërtetë se të gjithë punojnë në mënyra të ndryshme, liderët më të suksesshëm në botë shpesh kanë dicka të përbashkët: Ditët e tyre ‘shënjohen’ nga rituale të caktuara.
Këto janë gjashtë ritualet e jetës të disa prej emrave më të mëdhenj në biznes:
Angazhohen fort të flenë mirë
Sheryl Sandberg i Facebook COO është ndoshta një nga drejtuesit që bën më shumë telefonata në botë, kështu që ju gjason të befasoheni të mësoni se edhe ajo e fik telefonin e saj çdo natë përpara se të shkojë në krevat.
Studimet tregojnë se përdorimi i pajisjeve elektronike përpra se të shkoni në shtrat mund të ketë një ndikim të dëmshëm për gjumin tuaj. Sipas mjekësisë drita blu që lëshon ekrani i telefonit tuaj parandalon prodhimin e melatoninës në trup, i cili është hormoni që ju bën të ndiheni të përgjumur.
Fusin pak humor në rutinën e përditshme
Tony Hsieh, themelues dhe CEO i Zappos, mund të jetë seriozisht i suksesshëm në industrinë e e-commerce, por atij i pëlqen të bëjë gjëra të gëzuara. Ai tha për Neë York Times, për shembull, se drejtuesit e lartë janë të referuar si ‘majmunët’, dhe ata ulen në atë që quhet ‘Roë Monkey’ në selinë e Zappos në Las Vegas.
Ai shtoi se pjesa e tij e preferuar e ditës së punës janë shakatë rreth ‘Time Ninjas’ -ose të cilin gjithë të tjerët mund ti quajnë në mënyrë normale asistentët e tyre ekzekutive.
Janë fleksibël
Ashtu si Hsieh, Richard Branson është i njohur si një optimist i përkryer i cili gjithashtu angazhohet për tu argëtuar. Me këtë qëllim, Branson është përpjekur ta bëjë çdo ditë unike.
Ndërsa ai ofron disa nga këshillat e tij më të mira për suksesin-të tilla si marrja e pushimeve përgjatë ditës, duke konsumuar çaj anglez ose duke shijuar një dush të gjatë të nxehtë për tu ‘cliruar’ -ai në fund, thotë se tipari më i dobishëm i një sipërmarrësi është fleksibiliteti.
Praktikojnë meditimin
Shumë kanë rekomanduar praktikën e meditimit, por ndoshta pak me aq entuziazëm sa krijuesi Def Jam dhe manjati i biznesit Russell Simmons. Simmons, i cili mediton çdo të diel në mëngjes me një mësues meditimi të jashtëzakonshëm të cilin ai e quan ‘murg’, ka botuar edhe një libër mbi meditimin titulluar: ‘Success Through Stillness’( Suksesi Nëpërmjet Heshtjes), në të cilën ai argumenton se meditimi mbi një bazë të rregullt mund t’ju ndihmojë të arrini potencialin tuaj maksimal.
Lexojnë me entuziazem
Mark Zuckerberg njoftoi në janar se rezoluta e tij për 2015 do të jetë leximi i një libri të ri çdo javë -dhe jo vetëm libra rreth biznesit. Themeluesi i Facebook dhe ekzekutivi i lartë dëshiron të mësojë më shumë rreth kulturave të ndryshme dhe sistemeve të besimit. Zgjedhja e tij e parë ishte ‘The End of Poëer ‘ (Fundi i pushtetit ) nga Moises Naim. Ju mund të ndiqni libër klub Zuck-së në faqen e Facebook Një Vitit të Librit.