5 shenja se jeni “workaholic”

05/03/2019 2:54 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Ne e duam një shef të mirë. Marrim këshilla prej tyre se si të rrisim produktivitetin (madje, edhe të premten), kërkojmë ngritje në detyrë dhe negociojmë një rritje page të merituar.

Por vjen një pikë kur fiksimi pas punës shkon nga një përvojë profesionale në një përvojë të dëmshme. Edhe pse fjala workaholism është mjaft e përhapur, fenomeni i vërtetë mund të pengojë marrëdhëniet ndërpersonale, si dhe të ndikojë në shëndetin mendor dhe fizik.

Ana Jovanovic, psikoterapiste e “Parenting Pod e Nobel Coaching and Tutoring”, shpjegon disa nga treguesit e workaholism, pse shfaqen ata dhe çfarë është më e rëndësishme, si ta korrigjojmë këtë sjellje.

1.Një person workaholic ndihet i shqetësuar dhe në ankth kur nuk punon

Pavarësisht se shpesh nuk u pëlqen puna e tyre, puna i jep një personi të tillë një ndjesi rehatie, strukture dhe kuptimi, e cila shndërrohet në një ndjenjë faji, nervozizmi dhe pafuqie kur nuk punojnë – thotë Jovanovic. “Pa një listë të përditshme punësh për të bërë, maniakët e punës mund të ndihen sikur janë duke shpërdoruar kohën e tyre apo se po jetojnë pa një qëllim” – nënvizon psikanalistja. Edhe pse nuk kanë shumë kohë të lirë, personat që janë manjakë të punës rrallë e shijojnë atë.

2.Për një person workaholic, puna është përparësi

Janë me pushime? Nuk ka rëndësi. Darkë me familjen? Lëre fare. Janë sëmurë? As qëfjal ua ndien. “Një workaholic e vë punën mbi gjithçka” – shpjegon Jovanovic. “Të punuarit për ta mund të jetë e vështirë, por të mos punojnë, shumë më e vështirë”. Psikanalistja thekson se shpesh, shëndeti i tyre kalon në plan të dytë në emër të punës. “Ata zhvlerësojnë prioritetet personale dhe mendojnë më pak për njerëzit që vënë prioritetet personale mbi punën” – thotë Jovanovic. Ndër të tjera, personat workaholic kanë më pak gjasa ta kalojnë kohën me njerëz të tjerë – brenda dhe jashtë punës.

3.Personat workaholic i kushtojnë pak ose aspak kohë aspekteve të tjera të jetës

“Koha e lirë” nuk është dhe aq e lirë për njerëzit maniakë të punës. Ata janë vazhdimisht të gjindshëm për bashkëpunëtorët dhe të gatshëm të rikthehen në punë nëse është e nevojshme. Sipas Jovanovic, shumë persona workaholic drejtojnë në një mënyrë që u siguron atyre të jenë vazhdimisht të nevojshëm.

“Maniakët e punës nuk investojnë që të ndihmojnë skuadrën e tyre që të jenë më solide kur ata nuk janë” – pohon Jovanovic. “Ata krijojnë sisteme në të cilat janë të nevojshëm – ata mikromenaxhojnë, delegojnë keq dhe nuk mbështeten tek pjesëtarët e tjerë të ekipit”. Dhe me gjithë kohën e tyre të lirë të mbushur në mënyrë strategjike me punë në zyrë, nuk janë në gjendje t’i kushtojnë kohë familjes, miqve, pasioneve dhe interesave”.

4.Një workaholic nuk e zotëron problemin

Ashtu siç ndodh me pjesën më të madhe të njerëzve të varur nga diçka, edhe shumica e workaholics nuk pretendojnë se janë të tillë. Ata do t’ua hedhin fajin rrethanave, si nevoja për t’u ngritur në detyrë, kolegët dembelë dhe natyrisht, mbingarkesa. Arsyeja për këtë varësi nga puna – thotë Jovanovic – është “e errët”. “Të punuarit për një kohë të gjatë është një mënyrë, e vërtetuar, për të shmangur probleme të tjera të rëndësishme në jetë” – thekson Jovanovic. “Ky është hapi më i vështirë nga të gjithë, për t’i pranuar vetes që puna është një shpërqendrim nga probleme madhore në jetë”.

5.Workaholic nuk janë të lumtur

Njerëzit të cilët e bëjnë punën e tyre me pasion dhe investojnë shumë energji në atë që bëjnë nuk janë workaholics. Arsyeja për këtë – thotë psikanalistja – është se ata nuk janë të lumtur. “Ata ndiejnë nevojën për të punuar shumë, workaholics nuk e shpenzojnë kohën për t’u argëtuar, por për të qetësuar emocionet negative që burojnë kur nuk janë duke punuar”. Kështu, në përpjekje për të shmangur ankthin që i kap kur nuk punojnë, ata priren që të punojnë – deri në pikën e mpirjes”.

Edhe pse workaholism mund t’ju shterojë të gjithë energjitë, psikanalistja thotë se ka disa mënyra për t’u përballur me këtë problem. Ajo këshillon që të flisni me kolegë për të pasur një feedback mbi zakonet tuaja në vendin e punës dhe se si ndikon kjo gjë tek të tjerët, të planifikoni aktivitete me njerëz të cilët i keni për zemër menjëherë pas pune dhe të merreni me gjëra që ju pëlqejnë, si për shembull të lexoni një libër, të dëgjoni muzikën që ju pëlqen, apo çfarëdo gjë tjetër që ju frymëzon.

*Annamarie Higley
Burimi: The Ladders

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of