5 transferimet më të shtrenjta në La Liga këtë verë

29/08/2018 5:24 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Merkato e futbollit ka qenë mjaft interesante këtë verë.

Ndërkohë që klubet e Premier League qëndrojnë në krye për shpenzimin e shumave të larta, transferimet në La Liga kanë qenë më të ekuilibruara.

Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë gjithnjë dy klubet kryesore kur bëhet fjalë për blerje të bujshme, me Atletico Madrid i cili i ndjek nga pas duke tërhequr yje në ‘Metropolitano Wanda’.

Le t’i hedhim një sy 5 transferimeve më të bujshme të merkatos së verës në La Liga.

#5 Clement Lenglet

Gjigantët katalanas, FC Barcelona, kanë qenë një ndër klubet më aktive në merkaton e kësaj vere duke tërhequr një numër të madh futbollistësh në ‘Camp Nou’, ndër ta edhe ish-yllin e Sevilla, Clement Lenglet.
Lenglet tërhoqi vëmendjen e kampionëve të La Liga-s me paraqitjen e tij te Sevilla, të cilët i propozuan një marrëveshje prej 31,7 milionë sterlinash këtë verë.

 

#4 Thibaut Courtois

Pas disa muajsh spekulime rreth së ardhmes së tij te Chelsea, Thibaut Courtois u largua nga ‘Stamford Bridge’ dhe firmosi marrëveshjen e shumëpritur për t’iu bashkuar Real Madrid në La Liga këtë verë.
Portieri është bërë një ndër blerjet më të shtrenjta në Spanjë gjatë merkatos së kësaj vere, me Los Blancos që i ofruan 35 milionë sterlina për ta joshur që të largohej nga Premier League.

 

#3 Malcolm

Është një ndër transferimet më të shtrenjta në La Liga. Katalanasit i ofruan futbollistit brazilian 37 milionë sterlina duke ia rrëmbyer Bordeaux. Malcolm i është bashkuar futbollistëve të tjerë të kalibrit si Arthur Melo dhe Clement në kryeqytetin katalan këtë sezon.

 

#2 Vinicius Junior

Duke ndjekur gjurmët e idhullit të tij Neymar Junior, ylli brazilian Vinicius u largua nga Campeonato Brasileiro Série A për t’i bashkuar La Liga. Ai ka firmosur një kontratë 6-vjeçare me gjigantët spanjollë Real Madrid. Pavarësisht moshës së tij, 18 vjec, Los Blancos nuk hezituan t’i ofronin sulmuesit brazilian 40 milionë sterlina. Vinicius është një futbollist i talentuar, me aftësi të shumta dhe një stil fantastik në lojë.

 

#1 Thomas Lemar

Atletico Madrid është një ndër klubet favorite për të fituar La Liga këtë sezon, me blerjet e tyre gjatë merkatos së verës, duke përfshirë edhe ish-lojtarin e Monaco-s, Thomas Lemar.
Kjo është blerja më e shtrenjtë në histori për Rojiblancos, duke paguar 63,2 milionë sterlina për të bindur lojtarin të largohej nga Ligue 1.
Lemar e ka nisur karrierën e tij tek Atletico në mënyrë brilante, duke e ndihmuar skuadrën të fitojë Superkupën e UEFA-s kohët e fundit. Në këtë sezon do të luajë përkrah lojtarëve të skuadrës si Antoine Griezmann e Lucas Hernandez, në ‘Wanda Metropolitano’.

 

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of