Katër shtete në botë zotërojnë rreth 60% të pasurive sa i përket individëve (HNWI). Të dhënat Raportit Botërore të Pasurisë janë analizuar nga firma Capgemini.
1. SHBA — 4.458,000 milionerë. Kur je ekonomia më e madhe në botë padiskutim do të kesh edhe numrin më të madh të milionerëve. SHBA-ja në një të ardhme të afërmt mund të sfidohet nga Kina e cila inkurajon dhe promovon inovacionin po aq sa kjo e para. SHBA mbeten lider pothujase në çdo sektor.
2. Japoni — 2,720,000 milionerë. Japonia ka numrin më të madh të milionerëve në rritje, me rreth 11% krahasuar me një vit më parë. Kjo i dedikohet edhe faktit se qeveria japoneze është treguar mjaft e aftë në reggulimin e ssitemit të taksave duke inkurajuar ndjeshëm investimet e brendshme.
3. Gjermani — 1,199,000 milionerë. Gjermania është ekonomia më e madhe e Eurozonës. Në vitin 2014 ishte eksportuesi më i madh në botë me një sufiçit prej 285 milialdë dollarë.
4. Kinë — 1,034,000 milionerë. Kina është vendi me popullsinë më të madhe në botë dhe si rrjedhim është strehë për shumë milionerë. Por, sipas raportit botërore të Pasurisë, ekonomia e Kinës është duke u ngadalësuar.
5. Mbretëria e Bashkuar — 553,000 milionerë. Bëhet fjalë për Londrën. Mbretëria e Bashkuar la ende një numër të madh milionerësh duke qenë se është një nga vendet me sektorin më të madh financiar. Sesa do të ndryshojë situata pas Brexit, këtë askush nuk e di.