Ceremonia e 50 lokaleve më të mira në botë për 2018-n e sponsorizuar nga The Perrier, u mbajt në Roundhouse në Londër. Dhe është pikërisht kryeqyteti britanik ai që renditet në vendin e parë si një prej vendeve me lokalet më të mira.
Në renditjen e vitit të kaluar, lokali Dandelyan në Londër u rendit i dyti, por stafi i këtij lokali nuk u ndal për të arritur përsomërinë dhe ia doli që në renditjen e këtij viti të zinte vendin e parë.
Lokali Dandelyan në Londër, është cilësuar si lokali më i mirë në botë për 2018-n.
Lokali Dandelyan ndodhet në hotelin luksoz Mondrian dhe ka bërë progres shumë të madh vetëm brenda shumë pak vitesh. Në vitin 2015 ai u rendit në dhjetëshen më të mirë të listës së 50 lokaleve më të mirë në botë. Në 2016 ai u rendit i treti, në 2017 i dyti dhe këtë vit i pari.
Ky lokal ka një stil tejet të veçantë dhë përpiqet që t’i japë edhe të gjithë hotelit pak nga stili i tij. Më sipë është një prej koktejeve tipike të këtij lokali. Që nga hapja e tij ai ka nxjerrë rreth pesë menu të fokusuar kryesisht vetëm te llojet e ndryshme të koktejeve, të cilët kanë si temë kryesore botanikën.
Stafi i Dandelyan duke festuar renditjen e lokalit të tyre në vend të parë në Roundhouse në Londër.
Lokali “The American Bar” që vjet u rendit në vend të parë, këtë vit pësoi një rënie, duke kaluar në vend të dytë.
Stafi i lokalit amerikan që pozojnë shumë krenar përpara lokalit të tyre. Thuhet se ky është një prej lokaleve më të mira të kësaj kohe.
Secili koktej i përgatitur në këtë bar konsiderohet si një vepër arti e veçantë.
Londra përveçse renditet e parë me lokalin Dandelyan si më i miri për 2018, vjen në këtë renditje edhe me 9 lokale të tjera, ku katër prurjet e reja për këtë vit janë: Scout (Nr.28), Three Sheets (Nr.29), Swift (Nr.46) dhe Coupette (Nr.18).
Edhe Amerika e cila renditet në vend të katërt e përfaqësuar nga lokali “NoMad” në Nju Jork, vjen në këtë renditje edhe me 9 lokale të tjera, ku si prurje të reja mund të përmendim: Attaboy (Nr.15), The Dead Rabbit (Nr.16), dhe BlackTail (Nr.41).
Lokali “NoMad” në Nju Jork
Edhe në këto lokal, cdo koktej është shumë i veçantë dhe konsiderohet si vepër arti magjike.
Lokali Dante në Nju Jork u rendit në vend të 9 në listën e 2018, ndërsa lokali Employees po në Nju Jork u rendit në vend të 26.
Spanja përfaqësohet në këtë listë me 2 hyrje të reja: Lokali Paradiso në Barcelonë renditet në vend të 37, ndërsa lokali Salmon Guru në Madrid renditet në vendin e 47, një progress shumë i mirë i këtij të fundit, i cili në renditjen e një viti më parë ishte në vend të 82.
Parisi përfaqësohet nga 3 lokale këtë vit, me Le Syndicat në vendin e 24; lokalin Little Red Door në vendin e 33 dhe lokali Candelaria në vednin e 42.
Lokali Sweet Liberty në Miami, renditet në vend të 21, në nderim edhe të themeluesit të tij John Lermayer i cili ndërroi jetë në fillim të këtij viti.
Interiori i këtij lokali është fokusuar kryesisht te tema e viteve 60-të.
San Francisko përfqësohet në këtë listë me 2 lokale: Tommy’s (Nr.40) dhe Trick Dog (Nr.44).
Çikago feton hyrjen e një lokali të ri, Lost Lake në vendin e 50. Miami’s Sweet Liberty renditet në vend të 21.
Singapori kryeson kontinentin aziatik dhe përfqësohet në këtë listë nga pesë lokale: Manhattan (Nr.3) si edhe në vend të parë si lokali më i mirë në Azi. Më pas vjen lokali Atlas (Nr.8), Operation Dagger (Nr.23) dhe lokali “28 HongKong Street” (Nr.34), ndërsa Native renditet në vend të 13 dhe Tippling Club renditet në vend të 58.
La Factoría në Old San Juan, Puerto Riko, renditet në vendin e 36. Lokali Fifty Mils që ndodhet edhe ky në kryeqytetin meksikan renditet në vend të 45.
Lokali Carnaval në Lima, Peru renditet në vendin e 68.
Ndërsa lokali Licorería Limantour në kryeqytetin meksikan renditet në vendin e 11.
Lokali Florería Atlántico që ndodhet në Buenos Aires renditet në vend të 14.
Lokali Le Syndicat është lokali francez i cili është lokali më i mirë francez në këtë listë.
Në pjesën e jashtme të këtij lokali janë vendosur disa foto të cilat nuk kanë asnjë lidhje me koktejet që përgatiten në pjesën e tij të brendshme.
Lokali Manhattan renditet në vend të tretë në Singapor dhe në vend të parë si lokali më i mirë në Azi.
Pjesa e jashtme e lokalit Manhattan
Atlas, është lokali që ndodhet në Singapor dhe renditet i teti në këtë listë. Interiori i tij është një prej më të mëdhenjve.
Lokali Himkok është një prej më të mirëve në Oslo të Norvegjisë dhe renditet i 19 në këtë listë.
Interiori i lokalit Paradiso në Barcelonë, njëkohësisht edhe lokali më i mirë në Spanjë për 2018.
Lokali Paradiso u rendit në vend të 37 në këtë listë.
Lokali Black Pearl në Melburn renditet në vend të 30.
Lokali Central Station, në Beirut, Liban, renditet në vend të 27 dhe është cilësuar edhe si lokali më i mirë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë.
Lokali Clumsies, në Athinë renditet në vend të shtatë në këtë listë.
Lista me 100 lokalet më të mira në botë për 2018
- Dandelyan – Londër
- American Bar – Londër
- Manhattan – Singapor
- NoMad – Nju Jork
- Connaught Bar – Londër
- Bar Termini – Londër
- Clumsies – Athinë
- Atlas – Singapor
- Dante – Nju Jork
- Old Man – Hong Kong
- Licorería Limantour – Mexico City, Meksikë
- High Five – Tokio, Japoni
- Native – Singapor
- Florería Atlántico – Buenos Aires, Argjentinë
- Attaboy – Nju Jork
- Dead Rabbit – Nju Jork
- Oriole – Londër
- Coupette – Londër
- Himkok – Oslo, Norvegji
- Speak Loë – Shangai, Kinë
- Sëeet Liberty – Majami, SH.B.A
- Baba Au Rum – Athinë
- Operation Dagger – Singapor
- Le Syndicat – Paris, Francë
- Lost & Found – Nicosia, Qipro
- Employees Only – Nju Jork
- Central Station – Bejrut, Liban
- Scout – Londër
- Three Sheets – Londër
- Black Pearl – Melburn, Australi
- Tales and Spirits – Amsterdam, Holandë
- Linje Tio – Stokholm, Suedi
- Little Red Door – Paris, Francë
- 28 HongKong Street – Singapor
- Happiness Forgets – Londër
- La Factoría – Old San Juan, Puerto Riko
- Paradiso – Barcelona, Spanjë
- Indulge Experimental Bistro – Taipei, Taivan
- El Copitas – Shën Peterburg, Rusi
- Tommy’s – San Fransisko, SHBA
- BlackTail – Nju Jork
- Candelaria – Paris, Francë
- Schumann’s – Mynih, Gjermani
- Trick Dog – San Fransisko, SHBA
- Fifty Mils – Mexico City, Meksikë
- Sëift – Londër
- Salmon Guru – Madrid, Spanjë
- Buck and Breck – Berlin, Gjermani
- Bar Benfiddich – Tokio, Japoni
- Lost Lake – Çikago, SH.B.A
- Sober Company – Shangai, Kinë
- Jerry Thomas Speakeasy – Romë, Itali
- Presidente – Buenos Aires, Argjentinë
- Quinary – Hong Kong, Kinë
- The Bamboo Bar At Mandarin Oriental – Bangkok
- ABV – San Francisko, SHBA
- The Gibson – Londër
- Tippling Club – Singapor
- Dry Martini – Barcelonë, Spanjë
- The Broken Shaker – Majami, SHBA
- Panda & Sons – Edinburg, Angli
- Lobster Bar & Grill – Hong Kong, Kinë
- Bar Orchard Ginza – Tokio, Japoni
- Charles H. – Seul, Koreja e Jugut
- Bar Trench – Tokio, Japoni
- Alice Cheongdam – Seul, Koreja e Jugut
- Bramble – Edinburg, Angli
- Carnaval – Lima, Peru
- Zuma – Dubai, EBA
- Bar Raval – Toronto, Kanada
- Guilhotina – San Paulo, Brazil
- Untitled – Londër
- Danico – Paris, Francë
- Amor y Amargo – Nju Jork
- Bulletin Place – Sidnei, Australi
- Gibson – Singapor
- Mace – Nju Jork
- Baxter Inn – Sidnei, Australi
- Bar Ëith No Name – Londër
- 1930 – Milano, Itali
- Anvil – Hjuston, SH.B.A
- SubAstor – San Paulo, Brazil
- Aviary – Çikago, SH.B.A
- Long Island Bar – Nju Jork
- Le Chamber – Seul, Koreja e Jugut
- Frank Bar – San Paulo, Brazil
- Tëo Schmucks – Barcelona, Spanjë
- Herbs and Rye – Las Vegas, SHBA
- Aviary – Nju Jork
- Dr. Stravinski – Barcelonë, Spanjë
- Maison Premiere – Nju Jork
- Dirty Dick – Paris, Francë
- The Other Room – Singapor
- Imperial Craft – Tel Aviv, Izrael
- Above Board – Melburn, Australi
- PDT – Nju Jork
- Leyenda – Nju Jork
- Hanky Panky – Mexico City, Meksikë
- Nottingham Forest – Milano, Itali
- Potato Head Beach Club – Bali, Indonezi