‘Halli’ Barcelonës momentalisht konsiston për një mbrojtës cilësor dhe me eksperiencë.
Thomas Vermaelen, mbrojtësi belg është dëmtuar sërish në ndeshjen e fundit kundër Atletiko Madridit dhe nuk dihet ende se sa gjatë do të mungojë.
Sipas “Fichajes.net”, trajnerit të Barcelonës, Luis Enrique, dëshiron që në janar të përforcohet me një qendërmbrojtës dhe që tashmë e ka zëvendësuesin e Vermaelenit.
Në fakt bëhet fjalë për qendërmbrojtësin shqiptar të Valencias, Shkodran Mustafi, i cili po vazhdon të shkëlqejë në La Liga edhe këtë edicion, por ekziston në fakt një klauzolë prej 50 milionë eurosh.
Nëse vlera e kartonit të tij vitin e kaluar te Sampdoria ishte 4 milionë euro, sot Mustafi vlen 20 milionë euro, ndërsa klauzola e vendosur nga Valencia është 50 milionë euro. Ky është futbollisti që ka rritur vlerën e kartonit më shumë se kushdo tjetër, pesëfish, me 400%, +16 milionë euro më shumë, si asnjë tjetër.