Nga platformat e mediave sociale e deri tek kanalet e lajmeve, ju përdorni aplikacione gjatë gjithë ditës, por a keni menduar për të patur një tuajin? Njoftimi i një palikacioni të ri është në mode dhe përbën një mënyrë të mirë për të dalë në media, por ekspertët dëshirojnë të japin gjashtë arsye të mëdha se përse çdo biznes o vogël apo i mesëm duhet të konsiderojë zhvillimin e një aplikacioni në cellular:
1 – Ndërgjegjëson
Ka disa mënyra për të përhapur lajmin në lidhje me praktikat e biznesit tuaj në botën dixhitale dhe një prej tyre është krijimi i një aplikacioni biznesi që sjell diçka të veçantë përballë nesh. Merrni Starbucks për shembull, aplikacioni kafe i siguron personave që cohn herët nga gjumi adresat e dyqaneve më të afërta, receta të ndryshme të kafes dhe kuponat si shpërblim që zgjohen më herët nga të tjerët. Ju gjithashtu mund të krijoni një aplikacion që ofron një shërbim për biznesin tuaj i cili patjetër do të krijonte një lloj ‘zhurme’ teksa njerëzit flasin për të.
2- Analizë parashikuese
Përdorimi i aplikacioneve si mjet i grumbullimit të të dhënave nuk mund të mbi-vlerësohet. Mundësia e një aplikacioni në celular apo forumi për mallrat ose shërbimet që ofroni, siguron mjetin që ju njeh me pëlqimet dhe mos-pëlqimet e klientëve tuaj. Ju më pas mund ta përdorni këtë informacion për të ndjekur përparimin e disa produkteve dhe shërbimeve të caktuara me qëllim që ose të prodhoni më shumë produkte-për artikuj popullor- ose të rrisni vetëdijen e fushatave për artikuj që shiten më ngadalë.
3- Ndërveproni me klientët tuaj
Tipari i njoftimit që mund të integrohet në aplikacionin tuaj të biznesit mund të shërbejë si një medium për të komunikuar njoftime të reja ose produkte bazës suaj të konsumatorëve. Përdorimi i njoftimeve ju jep hapësirë të mjaftueshme të hapni diskutimin me klientët tuaj, të kryeni anketime të tregut si dhe të ofroni zgjidhje ankesave të tyre.
4- Reputacioni i menaxhimit
Një aplikacion i tillë shërben si një forum komunikimi mes konsumatorëve si dhe mes pronarit të biznesit dhe konsumatorëve. Dhe është në natyrën tonë njerëzore që së pari të kërkojmë dëmshpërblim nga personi që na dëmton, përpara se ta transmetojmë të keqen që na është bërë në të gjithë botën. Një aplikacion në celular ju mundëson të lexoni përshtypjet e produkteve dhe shërbimeve, të jeni të vetëdijshëm për problemet e konsumatorëve dhe ti trajtoni ato në mënyrë miqësore përpara se klienti i zhgënjyer të postojë një rishikim të tmerrshëm.
5- Fokus më i mirë
Ju do të jeni në gjendje të ndiqni metrikat të tilla si ‘numri i pikëpamjeve’ që ofrojnë një pasqyrë për ju dhe gllabërojnë vëmendjen e lexuesve. Ky depërtim do ju mundësojë më pas të identifikoni ku përqëndrohen përdoruesit dhe ju mund të ushqeni përmbajtje apo projekte të ndryshme ndaj grupeve të ndryshme demografike.
6- Tërhiqni një gjeneratë më të re konsumatorësh
Mos harroni se sot fëmijët po mësojnë krijimin e aplikacioneve në shkollë!
Arti i marrëdhënieve klient- menaxhim luan një rol të madh në suksesin e korporatave të mëdha dhe shumica e tyre-të tilla si IKEA apo Starbucks-integrojnë përdorimin e aplikacioneve të tilla për të ndjekur kënaqësinë e konsumatorëve.
Nëse këto organizata të suksesshme të biznesit kanë nevojë për mbështetjen shtesë të një aplikacioni celular në mënyrë që të angazhojnë klientët e tyre, atëherë pse mos e ketë një të tillë biznesi juaj në rritje?
ne jemi mesuar me perdorimin e celulareve dhe me aplikacionet e tyre