Më poshtë do të njiheni me gjashtë prej destinacioneve më trendi në mbarë botën për vitin 2019.
Rajoni i Ballkanit
Disa prej vende kryesore që ju mund të vizitoni në rajonin e Ballkanit përfshijnë parkun mahnitës Durmitor të Malit të Zi, pjesë e UNESCO-s dhe një ekskursion dy-ditor gajtë të cilit ju do të kaloni nëpër malet madhështore të Bjelasicës, ndërkohë që qëndrimin do ta keni në kasolle nomade të barinjve të vendosura në kullotat alpine.
Nga Mali i Zi ju mund të drejtoheni më pas për në Serbinë fqinje ku mund të vizitoni kanionin e bukur të Uvacit. Një ditë tjetër mund ta kaloni në qytetin e rrethuar me mure të Trebinjes që ndodhet shumë pranë Bosnje-Hercegovinës. Një pushim i pashembullt udhë i përshtatshëm për ata me një nivel të arsyeshëm fitnesi.
Egjipti
Një tjetër destinacion trendi për këtë vit, është Egjipti, toka e faraonëve. Udhëtimi në Egjipt, është një udhëtim që do t’ju kthejë pas në kohë. Ky është një prej shteteve ideale për të gjithë ata që pëlqejnë turizmin kulturor.
Ju mund ta nisni udhëtimin në Egjipt me një udhëtim në lumin Nil. Ju mund të provoni sportet e ndryshme ujore që ofrohen në rezortin Red Sea në Hurghada. Viti 2019 është viti idal për të vizituar Egjiptin se gjatë këtij viti do të hapet edhe Muzeu i Ri më i Madh i Egjiptit, ku do të ekspozohen gjtihashtu vepra të ndryshme për herë të parë.
Arktiku
Me një fluturim vetëm 3 orë larg nga Oslo ju mund të arrini në qytetin më verior të botës, Longyearbyen. Nga këtu ju mund të drejtoheni për të eksploruar Spitsbergen, të vetmin ishull të populluar të veriut të Norvegjisë. Por nëse doni që ky udhëtim të jetë sa më i lehtë për ju, këshillohet që ta eksploroni atë nga muaji maj deri në shtator, kur niveli i akullit ka shkrirë pak dhe ju mund ta bëni atë me anë të një anije të vogël.
Mongolia
Mongolia është një tjetër prej destinacioneve më trendi gjatë 2019, dhe nëse doni që të merrni më të mirën e këtij shteti duhet të shkoni në periudhën që zhvillohen disa prej lojërave më trandicionale në vend dhe që janë: mundja sipas stili mongol, garat me kuaj dhe me deve dhe lojërat me harqe. Gjatë kësaj periudhe ju do të shikoni gjithashtu edhe sfilata madhështore me veshje tracionale, festivale me kërcime popullore, etj.
Ishujt Sao Tome & Principe
Sao Tome & Principe janë dy ishuj tropikale të vegjël dhe shumë pak të njohur në brigjet e Afrikës Perëndimore. Këto janë edhe një prej destinacioneve tropikalë, plot me peizazhe unike, kafshë të egra dhe plazhe të paeksploruara. Është vendi ideal nëse ju doni të bëni pushime larg destiancioneve të mbipopulluara me njerëz.
Vietnami
Vietnami është një vend që do t’ju çojë në një botë tjetër me peizazhet e saj panoramike, kulturën interesante, ushqimin e shijshëm, njerëzit e mrekullueshëm dhe shumë mikëpritës dhe një gamë të larmishme aktivitetesh. 15 ditë pushime, do të ishin aq sa do t’ju duheshin për të eksploruar pikat më interesante të këtij shteti.