6 gabime që bëjnë turistët në Pragë

06/03/2017 3:08 PM 0 komente
prague

Kryeqyteti i Republikës se Çekisë tërheq çdo vit gjithnjë e më shumë turistë, me një mesatare afërsisht në 6 milionë turistë në vit.

Praga ka një numër të madh vendesh turistike, të cilat u përshtaten shijeve të ndryshme të turistëve. Megjithatë turistët duhet të tregohen gjithmonë të kujdesshëm që të mos bien pre e mashtrimeve. Më poshtë do të lexoni gjashtë prej gabimeve më të shpeshta që bëjnë turistët kur vizitojnë Pragën.

matryoshka_1

1. Mos blini matrioshka në rrugën King

Nëse do të ecni në rrugën King, rruga më e vizituar nga turistët, sepse është ajo që lidh direkt Sheshin e Qytetit të Vjetër me Kështjellën e Pragës, ju me siguri do të ndesheni me dyqane të shumta që shesin matrioshka. Këtu duhet të bëni kujdes të mos bini pre e blerjeve të tilla, gjithmonë nëse po kërkoni për diçka tradicionale, sepse këto kukulla të vogla prej druri nuk kanë lidhje me kulturën çeke, ato janë pjesë e traditës ruse. Nëse doni të blini diçka që me të vërtetë është pjesë e traditës çeke, ju këshillojmë të blini suvenire qelqi, por jo në qendër të qytetit.

Praga_2

2. Mos kini frikë të pranoni shërbimin e portierëve

Mbase tashmë ju e keni dëgjuar lajmin e mirë: metroja e Pragës është zgjatur këtë verë dhe ju mund të shkoni në destinacione të ndryshme, duke përdorur këtë shërbim transporti, por e vetmja gjë e keqe është se ajo nuk e ofron këtë shërbim deri në aeroport. Por një gjë edhe më e keqe është se stacionit të fundit të metrosë afër aeroportit nuk i janë vendosur shkallët elektrike për t’u ngjitur sipër. Prandaj nëse gabimisht ju merrni metronë për në aeroport dhe ndaloni përpara destinacionit tuaj, do të ndesheni me persona të shumtë, të cilët janë aty në dispozicionin tuaj për t’ju ndihmuar me valixhet tuaja. Mos kini frikë sepse ata nuk janë hajdutë por janë punëtorë të punësuar nga shteti që janë vendosur aty për t’ju ardhur në ndihmë.

praga_beer

3. Është gabim të vish në Pragë vetëm për të provuar birrën e saj

Për të gjithë pijedashësit, birra për vetëm 1 euro e Pragës, është një ndër atraksionet më të mëdha. Por kjo është vetëm një prej tyre, sepse Praga ofron vende të ndryshme turistike për shijet e ndryshme të turistëve. Nëse edhe ju bëni pjesë në grupin e atyre vizitorëve që vijnë në Pragë për herë të parë, ju këshillohet të vizitoni faqen Prague Extravaganza Free Tour, e cila ju mundëson turet më të rëndësishme në këtë qytet kundrejt asnjë kostoje monetare.

nor friendly

4. Mos prisni të gjeni çekë mikpritës dhe socialë

Nëse do të vizitoni Pragën, atëherë do të bini dakord me shprehjen se çekët nuk janë aspak mikpritës dhe socialë. Ata nuk u flasin të huajve në autobusë apo në lokale të ndryshme. Prandaj mos u ndjeni të ofenduar nëse do të takoni ndonjë çek që nuk përfshihet në bisedë me ju sepse ata nuk duan të tregohen as jo mikpritës dhe jo socialë, por tek e fundit kështu janë gatuar si popull.

 

Karlin-Prague

Náměstí_Míru

nap6

5. Mos vizitoni vetëm qendrën e Pragës

Praga nuk është e bukur vetëm prej qendrës së saj. Pragën e bëjnë të bukur edhe shumë vende të ndryshme turistike të cilat zakonisht frekuentohen më shumë nga vendasit ose nga turistë të mirinformuar. Përveç Urës Charles, Sheshit të Qytetit të Vjetër apo Sheshit Wenceslas ka edhe zona të tilla si Náplavka, Vinohrady ose Karlín.

kutna-hora

6. Turistët qëndrojnë vetëm në Pragë

Është më se e kuptueshme se nëse vini për të vizituar Pragën vetëm për 3 ditë, ju keni kohë për të parë vetëm atë, por nëse do të qëndroni për më shumë se pesë ditë, atëherë do të bënit gabim po të qëndronit vetëm në Pragë. Një prej tyre është Kutna Hora, qyteti në lindje të Pragës në Republikën Çeke, i njohur për katedralen e tij të famshme. Ju mund të vizitoni qytetet e zhurmshme të studentëve si Brnon apo Olomoucin.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz