Jeni të pakënaqur me rolin që ju është caktuar në kompaninë ku punoni, keni frikë se kompania do të mbyllet, nuk shkoni mirë me shefin tuaj ndaj keni vendosur të ndryshoni punë?
Cilado që të jetë arsyeja pse kërkoni të ndryshoni punë, ju këshillojmë të veproni me maturi.
Sot të ndryshosh punë në një pikë të caktuar të karrierës është mjaft e zakontë dhe jo shumë e vështirë për t’u bërë. Më poshtë është një udhëzues praktik se si të ndryshoni punë që do t’ju ndihmojë ta përballoni këtë ndryshim lehtësisht.
Nëse do të ndiqni këto hapa, në fund, kërkimi i një pune të re jo vetëm që do të jetë më pak stresues, por do të arrini më shpejt rezultatet e shpresuara.
1.Shkruani (dhe mendoni) pozitivisht
Nëse i keni vënë vetes synim të ndryshoni punë, atëherë ka shumë mundësi që ju të keni azhurnuar CV tuaj dhe keni nisur t’ua dërgoni kompanive që ju interesojnë apo që mendoni se mund të jenë të interesuara për profilin tuaj.
Ky është, pa asnjë dyshim, hapi i parë i detyrueshëm dhe shumë i rëndësishëm që CV juaj të jetë shkruar mirë dhe e formuluar në mënyrë që të përshkruajë sa më mirë përvojën e punës aktuale dhe ato të mëparshme dhe të gjithë informacionet e nevojshme si dhe aftësitë dhe kompetencat.
Megjithatë, përveç CV, kur jeni duke kërkuar një punë të re, duhet të mendoni edhe për një letër motivimi.
Por cila është mënyra më e mirë në këtë rast për të shkruar një letër motivimi në sajë të së cilës do të bënit figurë të mirë tek punëdhënësi juaj i ri?
Gjëja më e mirë është të shkruani një deklaratë të tipit “dua të ndryshoj punë pasi dëshiroj të kem përvoja të reja dhe të arrij më shumë në karrierën time”, ku të shpjegoni pozitivisht motivet se pse dëshironi të ndryshoni punë.
2.Vini në pah arsyet pse doni të ndryshoni punë
Pasi të keni përfunduar së shkruari letrën e motivimit duhet të sintetizoni atë që keni shkruar në pak radhë dhe ta përfshini tek “Objektivi dhe karriera”.
Motivi është i thjeshtë: ata që punojnë me burimet njerëzore duan të dinë se pse kandidati dëshiron të largohet nga një punë dhe të nisë menjëherë një tjetër, në këtë pikë të rrugëtimit profesional duhet të jeni shumë të qartë.
3. Merrni kohë
Në një intervistë pune, intervistuesi, edhe pse duke e ditur që po punoni ndërkohë në një kompani, do t’ju pyesë se sa kohë do t’ju duhet për t’u shkëputur dhe për të filluar punën tuaj të re.
Mos jepni përgjigje të shpejta, nuk duhet të shfaqeni të paduruar të largoheni nga puna aktuale. Silluni gjithnjë korrekt ndaj kompanisë nga e cila dëshironi të largoheni.
Kjo do t’ju bëjë të dukeni pa dyshim një punonjës besnik dhe profesional edhe në sytë e drejtuesit tuaj të ri dhe në të njëjtën kohë do t’ju lejojë të merrni kohë të bisedoni me shefin tuaj ku si rezultat i komunikimit për të ndryshuar punë, ndoshta mund t’ju bëjë të ndryshoni mendjen.
Tani që ia dolët mbanë të ndryshoni punë, ka ardhur momenti të bëni hapin e madh: të njoftoni drejtuesin tuaj aktual. Kjo varet shumë nga lloji dhe përmasat e kompanisë. Por t’i komunikoni drejtuesit tuaj se keni gjetur një punë të re mund të jetë për të një traumë e vërtetë, mbi të gjitha nëse nuk e pret dhe më keq akoma nëse keni një pozicion kyç në kompani.
Bëni kurajë dhe lini një takim. Sapo t’ia keni thënë lajmin, do të ndiheni të lehtësuar. Po ashtu nëse keni shumë kohë që punoni për kompaninë tuaj, nisni të zbrazni sirtarët tuaj dhe kompjuterin nga materialet personale.
5.Përdorni diplomacinë
Ndoshta tani jeni duke pyetur veten se cilat janë fjalët e duhura që duhet të përdorni me shefin tuaj për ta informuar për vendimin e ndryshimit të punës. Edhe nëse mund të jeni të tunduar të thoni gjithçka që mendoni, në këtë rast duhet të veproni me zgjuarsi, duke përdorur në maksimum diplomacinë.
E dini se cila është mënyra e mirë për t’u larguar pa krijuar probleme? Jini të sinqertë me kolegët dhe me shefin tuaj në dhënien e shpjegimeve për largimin nga puna, por në mënyrë diplomatike. Të qenët të drejtpërdrejtë nuk do t’ju shërbejë për asgjë.
6.Mos flisni me askënd për punën tuaj të re
Nëse jeni të vendosur të ndryshoni punë, mund të jeni të tunduar për t’ua treguar këtë gjë të gjithëve, miqve, të afërmve, përfshirë edhe kolegët tuaj. Nuk ka gjë më të gabuar, pasi kjo mund të bjerë në vesh të shefit tuaj.
Kjo nuk do të thotë natyrisht që nuk mund të flisni kurrë për mundësinë e re të punës, por gjithnjë konform rregullave. Së pari duhet të shihni rregullat në kontratën tuaj, si dhe afatet që duhet të respektoni përpara se të jepni dorëheqjen.