Puna jonë është vendi ku ne shpenzojmë shumicën e orëve tona zgjuar, dhe ku stresi, shqetësimi, dhe frustrimi mund të na pengojnë lehtë performancën, produktivitetin, dhe marrëdhëniet tonba në vendin e punës. Këtu janë 7 mënyra të lehta për të qëndruar optimist dhe pozitiv, dhe për ta transformuar humorin e keq në të mirë me shpejtësi dhe në mënyrë efektive.
Eleminoni bisedat negative.
Kundërshtoni një mendim të pakënaqur me një deklaratë që është 100% e vërtetë dhe e pakundërshtueshme. Ju mund të thoni ‘Unë do të bëj atë që mundem.’ Nëse ju mund të gjeni një deklaratë kontradiktore për të përsëritur se kjo është 100% e vërtetë, ajo do e ndryshojë padyshim gjendjen tuaj të humorit.
Tregohuni mirënjohës jo acarues.
Mendoni për diçka për të cilën jeni mirënjohës. Herën tjetër të të ndiheni të mbi-ngarkuar, të ezauruar, ose të pakënaqur në punë, thjesht mbyllni sytë dhe mendoni shumë për një gjë që ju bën të lumtur.
Thoni JO! ‘mendimieve pa vlerë.’
Mendimet boshe janë si bisedat boshe. Ato I humbasin vlerën juve apo dikujt tjetër. Hapi i parë është ndërgjegjësimi. Hapi i dytë është ti thoni ‘jo’. Ju madje mund ta thoni me zë të lartë me ton të butë.
Mbani pozicionin e ‘të lumturit’ në punë.
Humoret janë ngjitëse, dhe kur ju bëheni i njohur në punë si person i qeshur, optimist i pamposhtur, njerëzit do të fillojnë të buzëqeshin edhe para se ju të hapni gojën.
Thjesht kalojeni.
Praktikoni të pranoni atë që është. Kujtoni vetes, ‘Njerëzit dhe gjërat ashtu sic janë, jo në mënyrës që unë dua që ata të jenë.’ Nëse ju arrini ta kaloni zhgënjimin tuaj se gjërat nuk janë ashtu sikundër I dëshironi jut ë jenë, ju do të shijoni veten dhe ndoshta do të mësoni një mënyrë të re për t’iu qasur një problemi.
Vihuni në vendin e dikujt tjetër.
Ju nuk jeni të detyruar të bini dakord, por dëgjimi i mirë është vendimtar dhe do t’ju përcjellë ndjenjat e lidhjes dhe dashurisë. Lumturia në punë vjen kur ne kemi ndjesinë e shokut me kolegët-se ne jemi të gjithë së bashku në këtë, dhe ne kemi mbështetjen e njëri-tjetrit.