Bota e punës është e ndryshme se sa ishte 20, 10, madje edhe pesë vjet më parë, dhe jo vetëm për shkak të recesionit. Përparimet dixhitale dhe pritshmëritë nga një brez i ri i punëtorëve e ka zhvendosur mënyrën se si ne prodhojmë dhe bashkëpunojmë, duke transformuar vendin e punës dhe së bashku me të, jetët tona.
Këtu janë gjashtë mënyrat se sip o ndryshon vendi i punës:
- Ka më shumë fleksibilitetit. Si në aspektin kur punoni ashtu dhe ku punoni, shumë kompani po ofrojnë- dhe më shumë të punësuar po kërkojnë- fleksibilitet në vendin e punës.
- Më shumë njerëz po punojnë për veten e tyre. Sipërmarrja është e ‘nxehtë’, pjesërisht për shkak se startups si Facebook kanë fituar famë, dhe pjesërisht për shkak se recesioni i ka lënë disa punëtorë pa mundësi të tjera. Më shumë njerëz po vijojnë të vetëpunësohen.
- Njerëzit nuk lidhen më pas një pune për jetë. Ndryshe nga gjyshërit e tyre dhe madje edhe prindërit, ‘Millennials’ nuk kanë gjasa të qëndrojnë me një punëdhënës për përgjatë gjithë karrierës së tyre.
- Balanca punë-jetë është kthyer në prioritet. Punonjësit më të rinjë kërkojnë kohë për të zhvilluar jetët e tyre dhe interest jashtë punës. Ata dëshirojnë gjithashtu që puna ti ‘përmbushë’, dhe jo thjesht ti paguajë.
- Brandimi personal është gjithë buja. Të bësh emër për veten është gjëja më e mençur se kurrë në këtë ekonomi të paqëndrueshme, duke rritur shanset tuaja që dikush që di rreth jush të vijë te ju me një punë në vend që ju që të shikoni të kërkoni punë kur keni nevojë.
- Papunësia afatgjatë gjason të vijojë. Papunësia afatgjatë është bërë një garë e ekonomisë sonë, aq shumë sa që disa ekspertë të fuqisë punëtore shqetësohen se klasa mund të bëhet e përhershme.