Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve private, vullnetare deri në fund të muajit qershor 6,534 me një rritje 3.8% krahasuar me vitin 2011.
Nga të dhënat vihet re se numri i meshkujve të siguruar në këtë skemë ka ardhur në rënie me 11.5%, ndërsa është rritur me 20% numri i femrave, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar duke tregu edhe tendencën e siguruesve të këtij tregu.
Sipas raportit të tremujorit të dytë të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare në total tregu i pensioneve private vullnetare llogarit asete neto nën menaxhim me vlerë rreth 211 milionë lekë, që rezultojnë me rritje me rreth 4.8 milionë lekë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.