6 prej saunave më të veçanta në botë

09/03/2017 11:22 AM 0 komente

Seljord, Norvegji

Kjo është një prej saunave më të bukura jo vetëm në të gjithë Norvegjinë por në të gjithë botën. Sauna pranë liqenit Seljord në Norvegji, është krijuar nga bashkëpunimi ndërmjet firmës së arkitektëve Rintala Eggertsson dhe një grupi studentësh arkitekture. Qetësia që të ofron një saunë e tillë është e vështirë të përshkruhet me fjalë. Një dritare horizontale dhe një vend pushimi përpara saunës i krijojnë të gjithë vizitorëve mundësinë për të shijuar si pjesën e liqenit ashtu edhe peizazhin e mrekullueshmë të natyrës norvegjeze.

Landscape3

Landscape5

landscape6

Landscape2

Apfelsauna, Saltuzio, Itali

Në veri të Italisë, në mes të pemevë me mollë ndodhet një prej saunave më të veçanta në botë, Apfelsauna në Saltuzio të Italisë. Kjo saunë u krijua nga rrjeti i arkitektëve Noa dhe fillimisht u krijua për t’i ardhur në ndihmë të gjithë banorëve të zonës, të cilët shkonin aty për të mbledhur mollët dhe më pas mund të pushonin në këtë saunë mjaft të rehatshme, dhe është pikërisht ky përkufizimi i kësaj saune, hapësirë pushimi.

Apfelsauna (8)

Apfelsauna (1)

Sauna S1, sauna brenda shtëpisë suaj

Nëse keni ëndërruar për të pasur saunën tuaj personale por nuk keni hapësirën e nevojshme për ta ndërtuar një të tillë, me ndihmën e arkitetktit Klafs ju mund ta keni atë edhe brenda shtëpisë suaj. Për një sy të pavëmendshëm kjo mund të duket me një studio të zakonshme por e cila vetëm në sajë të prekjes së një butoni kthehet në saunën tuaj personale. Në sajë të teknologjisë, eMove, biblioteka juaj shndërrohet brenda 21 sekondave në saunën tuaj personale. Edhe pse në dukje shumë e vogël, ajo ka hapësirën e nevojshme për të qëndruar brenda dy persona. E përbërë me panele druri rezistente ndaj ujit, kjo sauna është edhe 40 për qind më e ndriçuar se një saunë e zakonshme.

Klafs (1)

Klafs (2)

Klafs (3)

Saunat e çuditishme në Irlandë

Sauna e parë e këtij lloji u ekspozua në Dublin të Irlandës nga dizajneri dhe arkitekti Emmett Mcnamara, një prej saunave më moderne në të gjithë botën. Kjo saunë u ekspozua si pjesë e festivalit kulturor “Hidhni gjithçka” në ishullin Inisheer në bregun perëndimor të Irlandës.

I frymëzuar nga froma e shkëmbinjve dhe nga ajo e varkave në ishull (nga të cilat ka marrë edhe materilain e jashtëm) kjo saunë moderne të krijon përshtypjen e një jashtëtokësori. Sauna është e përbërë nga disa trekëndësha të vendosur së bashku në një formë të çuditshme, ndërsa dritaret ju krijojnë mundësinë për të parë Oqeanin Atlantik.

Drop Everything (1)

Drop Everything (2)

Drop Everything (4)

Sauna në Gothenburg

Edhe sauna në Gothenburg është një ndër më të çuditshmet në botë. Kjo saunë u krijua nga ndihma vullnetare e banorëve të zonës.  E veshur së jashtmi me llamarina, ajo ngjan më shumë sikur është pjesë e portit të zonës sesa si saunë. Dritarja në majë të saj ju krijon mundësinë për të parë të gjithë portin dhe madje një pjesë të qendrës së qytetit.

Goteborg 1

Goteborg 2

Sauna lundruese në Rosendal të Norvegjisë

Sauna lundruese, krijim i studios së arkitektëve Rintala Eggertsson është shumë e veçantë dhe ndër më të frekuentuarat gjatë vitit të kaluar.

E aksesueshme vetëm nëpërmjet varkës, vizitorët e saj mund të hidhen nga varka e tyre dhe pasi kanë bërë pak not, të dalin në mes të qendrës së saunës së tyre. Një gjë e tillë, pra hyrja në saunë nga pjesa e poshtme e saj, minimizon në maksimum humbjen e nxehtësisë nëse do ta krahasojmë me hyrjen nga një derë e zakonshme.

Floating (1)

Floating (2)

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz