6 prej trendeve të fundit të cilat do të ndikojnë në të ardhmen e pagesave

09/03/2018 3:20 PM 0 komente

Teknologjia blockchain. Kriptomonedhat. Interneti i Gjërave, janë disa prej trendeve të fundit të cilat do të kenë ndikim në të ardhmen e mënyrës sesi do të kryhen pagesat.

Teksa rëndësia e teknologjisë blockchain po rritet gjithnjë e më tepër, është shumë e rëndësishme për sipërmarësit që të tregohen të vëmendshëm ndaj efekteve që ajo mund të ketë, veçanërisht mbi mënyrën e kryerjes së pagesave.

 

1. Rregulloret qeveritare

Teksa popullariteti i kriptomonedhave në 2017 rezultoi të ishte i fuqishëm, volatiliteti i tyre shkaktoi shqetësim të madh në mesin e rregullatorëve financiarë në të gjithë botën.

Shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, ka deklaruar se “është e pashmangshme që kriptomonedhat të mos i nënshtrohen rregulloreve të caktuara”. Edhe sekretari i Thesarit të Shtetit në Amerikë, Steven Mnuchin, deklaroi se rregulloret do të drejtohen kryesisht ndaj atyre tregjeve që dyshohen se janë të përfshira në aktivitete të paligjshme. Të shumtë kanë qenë edhe zyrtarët e Forumit Ekonomik Botëror që kanë shprehur mendimin e tyrë mbi ndikimin e kriptomonedhave.

2. Transaksionet blockchain P2P

Teksa kriptomonedhat po përballen me vështirësi për të funskionuar si mjete të besueshme shkëmbimi për shkak të volatilitetit të tyre, një kriptomonedhë e re e quajtur “stablecoins” (monedha e qëndrueshme) pritet që t’i japë fund problemit të mësipërm. Duke përdorur modele ekonomike komplekse, këto startupe po përpiqen që të krijojnë një platformë të besueshme kriptomonedhash.

Nëpërmjet këtyre modeleve, kriptomonedhat pritet që në të ardhmen të pranohen për të kryer pagesa apo transaksione të tilla si paga mujore apo transaksione të tjera. Dhe me të gjithë shpejtësinë dhe përfitimet e sigurta që kriptomonedhat ofrojnë, do të jetë shumë e vështirë me të gjithë skepticizmin që ekziston në lidhje me to që të mos merret në konsideratë ndikimi i stablecoin (monedhës së qendrueshme) në tregjet financiare.

3. Kriptomonedhat e përdorura nga konsumatorët dhe bizneset

Bitcoin dhe Ethereum kanë një volum total tregu prej 500 miliardë dollarësh. Por mënyrat në të cilat njerëzit mund t’i përdorin kriptomonedhat janë shumë të limituara sepse pjesa më e madhe e tregtarëve nuk i pranojnë ato. Zhvillimi i teknologjisë blockchain, edhe pse konsiderohet i suksesshëm është ende në fazat e tij të para dhe shumë prej mjeteve dhe infrastrukturës së nevojshme nuk janë krijuar akoma.

Në Sillicon Valley një startup që merret me teknologjinë blockchain, e njohur me emrin Open Platform është duke u munduar që t’i japë zgjidhje një problemi të tillë duke krijuar një program aplikacioni interface që do t’i mundësojë çdo zhvilluesi të lidhet me Open Platform dhe të pranojë menjëherë kriptomonedhat, pa qenë nevoja për të pasur njohuri të avancuara teknike, gjë kjo e cila do të lehtësojë shumë pagaesat nëpërmjet kësaj teknologjie.

4. Gjenerata Z

Sipas parashikimeve të Accenture, deri më 2022, Gjenerata Z do të përbëjë 40 për qind të të gjithë blerësve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Teksa institucionet financiare po fillojnë të bashkëpunojnë me një gjerneratë e cila nuk mund të jetojë pa Google dhe internetin, nuk do të jetë fare çudi nëse pagesat, transaksionet apo bankat do të fillojnë të operojnë sipas një sistemi që të jetë sa më komod dhe i përshtatshëm për këtë gjeneratë.

5. Pagesat që mund të kryhen kudo

Pagesat apo transfertat që mund të kryhen kudo janë bërë shumë të njohura nëpërmjet platformave të ndryshme që e mundësojnë një shërbim të tillë. Kjo është një mënyrë  e mirë sepse të krijon lehtësinë për të kryer pagesën apo transaksionin pa u dashur të presësh një kohë të gjatë në radhë.

6. Interneti i gjërave

Një tjetër risi e kohëve të fundit është Interneti i Gjërave, që ka të bëjë me numrin e lartë të pajisjeve të rrjetit që po shtohen dita-ditës. Ky mundëson një kontroll qendror të shumë elementeve në një mjedis të caktuar si edhe lejon aftësinë për të ndërvepruar lehtësisht me secilin prej tyre.

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of