Nëse shefi juaj nuk ju thotë se si po shkojnë punët, si mund ta dini me siguri?
A e keni pyetur ndonjëherë veten se si po shkoni në punën tuaj, kur ju rrallë merrni një koment pozitiv në lidhje me performancën tuaj?
Edhe pse ka shumë mundësi që gjërat po shkojnë siç duhet, nëse shefi juaj nuk jua thotë këtë, si mund ta dini ju me siguri?
Më poshtë janë 6 shenja se ju po bëni një punë të shkëlqyer edhe pse shefi juaj qëndron i heshtur.
1.Flitet për projektet tuaja
Kur njerëzit dalin nga puna ata ndihen të detyruar të flasin për të. Zakonisht ata kalojnë kohë me miq, bashkëpunëtorë të tjerë apo me kolegë. Pavarësisht objektit të diskutimit, nëse për projektin tuaj flitet pozitivisht, ju me siguri që keni bërë një punë të mirë.
2.Ju kanë ngarkuar më shumë përgjegjësi
Ndërkohë që ju ngjiteni më lart në shkallët e karrierës, ju do t’ju besohen më shumë përgjegjësi. Kjo është një shenjë se shefi juaj beson se ju mund të përballoni ngarkesën e punës. Vazhdoni të punoni me këtë ritëm. Në një moment të caktuar, ndoshta ju mund të promovoheni për punën tuaj.
3.Ju merrni kritika pozitive
Kur ju merrni kritika pozitive për të përmirësuar punën tuaj, nuk është asnjëherë një gjë e keqe. Kjo do të thotë se njerëzit kanë parë dhe kuptuar potencialin tuaj dhe ata duan t’ju ndihmojnë. Merreni kritikën konstruktive me pozitivitet, kjo mund të jetë një dhuratë dhe mund të jetë pikërisht ajo çka ju duhet për t’u ngjitur në një nivel të ri në karrierën tuaj.
4.Ju përgëzoheni, ndonëse rrallëherë
Nëse ju nuk përgëzoheni për çdo projekt, ju mund të ndiheni të pasigurt çfarë mendojnë të tjerët për punën tuaj. Megjithatë, rastet kur ju përgëzojnë për punën tuaj – edhe pse mund të jenë të rralla – kanë rëndësi. Heshtja e shefit tuaj do të thotë se ai ka besim se ju do të bëni një punë të mirë.
5.Ju komunikoni shpesh dhe shpesh merrni reagime pozitive
Kur ju komunikoni shpesh me drejtues të lartë në kompani, kjo nuk është asnjëherë një gjë e keqe.
Përveç rasteve kur ata ju tërheqin vëmendjen, komunikimi i shpeshtë me eprorët e tuaj do të thotë që ju jeni edhe në një marrëdhënie miqësore me ta se me të tjerët në kompani.
6.Ju ruani energjinë pozitive
Njerëzit priren të tërhiqen nga persona me energji pozitive. Kur ju sillni një lloj “drite” në vendin e punës (që vihet re nga të tjerët), askush nuk është e nevojshme të thotë asgjë. Ju jeni duke punuar shumë. Në fund, nëse ju nuk jeni të sigurt se si është performanca juaj, dhe shefi juaj nuk ju ka thënë asgjë, pyesni. Ju mund të befasoheni nga fjalët e shefit tuaj (për mirë).
Burimi: Inc
*Peter Economy