6 strategji komunikimi që çdo lider duhet t’i ketë

03/08/2018 12:16 PM 0 komente

Si një lider, një nga cilësitë që ju duhet të zhvilloni është aftësia për të përshtatur mënyrën tuaj të të komunikuarit ndaj çdo situate. Kur ju jeni i aftë për të përdorur mënyrat e duhura të të komunikuarit, atëhere ju do ta ndihmoni ekipin tuaj të punës për të dhënë performacnë e tij më të mirë. Ja se cilët janë gjatë faktorët që do t’ju ndihmojnë për ta arritur atë sa më mirë:

Të dëgjuarit

Të dëgjuarit duhet të jetë një prej mënyrave më të përdorura të komunikimit nga çdo lider. Ku ju dëgjoni metë vërtetë atë që thonë punonjësit tuaj, ju do të keni të gjithë infomracionin e nevojshëm për të vlerësuar të gjitha situatat dhe t’i jepni zgjidhjen më të mirë të mundshme.

Të trajnuarit

Trajnimi i ndihmon punonjësit të zhvillohen akoma më shumë. Është gjithasthu shumë e rëndësishme një kombinim i të mësuarit dhe të trajnuarit për të parë që punonjësit të arrijnë rezultatet e kërkuara. Mënyra më e mirë për të vendosur nëse punonjëist tuaj kanë nevojë që të mësojnë diçka apo që të trajnohen varet nga koha që ju keni në dispozicion për të përfunduar një projekt të caktuar. Nëse ju keni limite kohore, atëherë mësojini atyre sesi duhet të veprojnë. Nëse ju keni në dispozicion të gjithë kohën e duhur, atëherë ju trajnojini ata. Të dyja këto procese janë të lidhura shumë ngushtë njëra me tjetrën dhe një kombinim ndërmjet të dyjave do të ishte ideali.

Të mësuarit

Momenti i duhur në të cilin ju duhet të ndërhyni dhe të ndihmoni punonjëist tuaj duke i mësuar ata, është pikërisht ai kur ju e shikoni që ata po hasin vështirësi në përfundimin e një projekti të caktuar.

Të drejtuarit

Të drejtuarit në mënyrën e duhur ka të bëjë me përcaktimin e fazave që një ekip pune duhet të ndjekë për të realizuar një projekt të caktuar. Një shembull mjaft i mirë i të drejtuarit në mënyrën e duhur është ai i të hartuarit të një planveprimi që secili prej punonjësive tuaj duhet ta ndjekë. Por duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm që ju t’i drejtoni ata dhe të mos e ngatërroni një proces të tillë me dhënien e urdhrave, që nuk do t’ju ndihmonte aspak në arritjen e rezultateve të duhura.

Të këshilluarit

Si një lider ju duhet t’i këshilloni gjithmonë punonjëist tuaj. Sipas disa kërkimeve të fundit, mbledhjet në startupe të ndryshme konsiderohen pikërisht si seanca këshillimi, ku të gjithë bëjnë pyetjet e tyre për të marrë përgjigje dhe për t’i dhënë në këtë mënyrë zgjidhje çëshjteve të ndryshme. Kur punonjësit drejtohen tek ju si lider në lidhje me një parartësi që ata mund të kenë, atëherë ju i këshilloni ata duke i ofruar zgjidhjen më të mirë të mundshme të problemit.

Të motirvuarit

Ndonjëherë një ekip pune ka thjesht nevojë për pak inkurajim. Edhe nëse ju keni ekipin më të mirë të punonjësve por asnjëherë nuk ia vini në pah meritat dhe arritjet e tyre atëhere ju mund të mos arrini rezultatet që prisni.

Forbes.com

 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of