Kur konfliktet kalojnë pa u adresuar, ata mund të kenë një ndikim negativ në produktivitetin dhe punën ekipore. Përdorimi i strategjive të zgjidhjes së konfliktit në vendin e punës do të ndihmojë në ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm të punës. Zgjidhja e konfliktit kërkon aftësi të veçanta udhëheqëse, aftsi për zgjidhjen e problemit dhe aftësi për vendim-marrje.
Teknikat e zgjidhjes së konfliktit
Konsideroni teknikat e mëposhtme për zgjidhjen e konfliktit për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjeve në zyrën tuaj:
- Dëgjoni, pastaj flisni: Besoni apo jo, thjesht dëgjimi i çështjes së një punonjësi është hapi i parë dhe më i rëndësishëm në zgjidhjen e konfliktit. Ju thjesht duhet të dëgjoni të gjitha palët e përfshira për të kuptuar plotësisht natyrën e konfliktit, dhe më pas të filloni zgjidhjen e problemeve.
- Tregohuni i paanshëm: Mos mbani ane! Në pozitën e udhëheqësit, ju nuk duhet të shfaqni çdo lloj mendimi që favorizon një person ndaj një tjetri. Nëse jeni të i njëanshëm ndaj një personi, përpiquni të qaseni në situatë nga të gjitha anët për të dalë me një zgjidhje të drejtë dhe të arsyeshme.
- Mos e shtyni zgjidhjen e konflikteve: Adresojeni menjwherw konfliktin. Përndryshe, situata mund të pwrshkallwzohet dhe mund të ndikojë në performancën e punonjësit. Vetëm sigurohuni që të mos e trajtoni situatën shumë shpejt ose pa konsideratë të kujdesshme, teksa vendimi juaj do të ndikojë drejtpërdrejt në sjelljen dhe performancën e stafit tuaj.
- Promovoni punen ne ekip:Nxitja dhe motivimi janë të fuqishme. Kjo është një nga teknikat më efektive për zgjidhjen e konflikteve dhe me të vërtetë do të bëjë që të punësuarit të mendojnë për rëndësinë e punës në ekip.
- Percillni falënderime: Siç u tha më lart, fuqia e inkurajimi dhe motivimit mund të shumëfishohet kur ajo përhapet për të njohur ata të cilët modelojnë punën ekipore dhe bashkëpunimin e dëshiruar në çdo konflikt. Përpiquni të ofroni modele të përshtatshme në këto raste, sepse modelimi i sjelljes mund të jetë i rrezikshëm nëse në model ekzistojnë elemente të padëshirueshëm.
- Mblidhni Grupin: Si udhëheqës, ju do të duhet të organizoni një takim me të gjitha palët e përfshira për të diskutuar çështjen. Jepini të gjithëve një shans për të folur; kjo është një mundësi e mirë për të dëgjuar të gjitha palët dhe për të fituar një kuptim të plotë të konfliktit. Mabjtja e takimit në grup mund të përshpejtojë një zgjidhje që do i kënaqte të gjithë.