Po kërkoni për disa mënyra efektive për të transformuar trupin tuaj? Ekzistojnë disa ushtrime që do ju ndihmojnë që të arrini qëllimet e stërvitjes suaj. Ushtrimet janë të lehta por efektive në forcimin e trupit tuaj, së bashku me djegien e kalorive të padëshiruara. Gjithsesi, të qëndruarit vetëm tek këto ushtrime nuk është e mjaftueshme për të transformuar trupin, juve duhet gjithashtu të hani shëndetshëm dhe të flini mjaftueshëm e rregullisht. Mos harxhoni kohën tuaj të çmuar duke bërë punën e të tjerëve, këtu do të gjeni shtatë ushtrime që do ju ndihmojnë për transformimin e trupit tuaj brenda një kohe të shkurtër.
- Hedhja me litar
Hedhja me litar është një ushtrim i lirë dhe i lehtë që ju mund ta bëni pothuajse kudo. Kjo stërvitje djeg më shumë kalori se çdo ushtrim tjetër. Një nga gjërat më të mira e të hedhurit me litar është se ju mund ta praktikoni me fëmijët tuaj. Për me shumë, hedhja e litarit është një mënyrë fantastike dhe efiçente e sesioneve kardiake kur jeni në lëvizje.
- Skuats
Skuati është kompleks, ushtrim që përfshinë gjithë trupin dhe punon më shumë se sa një muskul. Ky ushtrim i fuqishëm të ndihmon në tonifikimin e muskujve, fuqizimin e trupit dhe djegien e shume kalorive. Për shtuar djegien e kalorive dhe rritjen e pulsit të zemrës, ju mund të provoni të bëni skuatin me hedhje. Të bërit rregullisht e skuatit është një nga mënyrat më të mira për të transformuar trupin tuaj, po ashtu të përmirësoni shëndetin tuaj fizik. Nëse qëndroni gjithë ditën në shtëpi, ju jeni më i rrezikuar ndaj sëmundjeve serioze.
- Shtytjet
Fatkeqësisht, shumë njerëz i shmangin shtytjet (pompat) përderisa ky ushtrim është pak i vështirë për tu realizuar, por mund t’ju sjellë ndryshime në trupin tuaj. Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme shtyrjesh(pompash) që mund të japin efekt për muskujt e krahut dhe shpatullave. Të bërit ulje-ngritje (pompa) disa ditë në javë mund t’ju sjellin transformim të dukshëm në trupin tuaj. Plus, shtytjet janë të mira për zemrën dhe shëndetin kardiovaskular, gjithashtu dhe për qëndrimin e trupit tuaj. Sigurohuni që ti kryeni siç duhet, në mënyrë që të shmangni dhimbjet ne shpinën tuaj.
- Zgjatimi
Për tonifikimin e muskujve në këmbët tuaja provoni të praktikoni zgjatimet. Zgjatimi ju jep rezultat të mahnitshëm sepse ato izolojnë çdo këmbë individualisht. Për intensitet më të lartë bëni hedhje zgjatuese. Sugjerohet të bëhen 3 sete nga 10 zgjatime në ditë për një rezultat më të mirë. Ky ushtrim ju ndihmon në fortësinë, skalitjen dhe ndërtimin e disa muskujve në grupe.
- Notimi
Lajmi i mirë për gjithë të dashuruarit pas notit dhe për ato që po përpiqen për transformimin e trupit të tyre, noti është një stërvitje super efektive që do ju japë rezultate mahnitëse. Noti do ju ndihmojë me palcën (bërthamën) dhe më një grup muskujsh të tjerë. Noti ka dhe benefite për shëndetin tuaj si uljen e presionit të gjakut, forcimin e zemrës, dhe përmirësimin e kapacitetit për aerobi.
- Vrapimi
Ka shumë benefite vrapimi. Ju ndihmon në çlirimin e stresit, përmirësimin e shëndetit të zemrës, ul rrezikun e depresionit, djeg kalori të mëdha dhe përmirëson shëndetin tuaj në total. Vrapimi ju ndihmon si askush tjetër, për të ndërtuar këmbë të tonifikuara që duken më të elegante.
- Çiklizmi
Stërvitja me biçikletë ju ndihmon për të arritur një djersitje të lartë dhe për të punuar me këmbët tuaja. Çiklizmi është një ushtrim i mrekullueshëm pasi ju mund ta shtyni veten tuaj drejt një intensiteti më të lartë. Të forcon këmbët, krahët, shpinën, stimulon zemrën, dhe ju ndihmon me uljen e peshës trupore. Gjithashtu çiklizmi është një nga mënyrat më të lehta për tu ushtruar çdo ditë, pasi ju mban në formë, nuk kushton dhe është i mirë për shëndetin tuaj. Të bësh dhe miqtë tuaj të merren me çiklizëm ju ndihmon të merrni maksimumin nga ky ushtrim.
Pra ja ku i keni! Lista më efektive që padyshim do ju ndihmoj në transformimin e trupit tuaj. Thjesht sigurohuni të mësoni rregullat bazë që të merrni rezultatin më të mirë.