CEOs me te suksesshëm duket të ketë një aftësi të çuditshme për ti bërë të gjitha, edhe pse ata ndajnë të njëjtat 24 orë çdo ditë si gjithë të tjerët. Edhe pse nuk ka një axhendë standarte për të gjithë, ka një numër ngjashmërish rrënjësore në zakonet e CEO-ve më të suksesshem.
Nëse po kërkoni të kanalizoni pak nga madhështia e tyre për vete, provoni të përfshini këto strategji në rutinën tuaj të përditshme për të parë se si efikasiteti dhe kënaqësia juaj në punë dhe në shtëpi do të përmirësohen.
Këtu janë gjashtë zakonet e CEO-ve më të suksesshëm në botë
1.Ngrihen herët në mëngjes
Zgjimi herët në mëngjes është një tipar gati universal mes CEO-ve më të suksesshëm. CEO i Neë Jersey, Brett Yormark cohet në 3:00 30. CEO i Virgin America David Kushi fillon ditën në 4:15 të mëngjesit, Robert Iger, CEO i Disney, thotë se ai zgjohet çdo mëngjes në 4:30, dhe Dan Akerson, ish CEO i Përgjithshëm i Motors, thotë se rrallë fle pas 4:30 ose 5 në mëngjes. Lista vazhdon, por tema qëndron e njëjtë. Nëse ju dëshironi të rriteni në përgjegjësi dhe ti bashkoheni këtyre lojtarëve të mëdhenj në botën e biznesit, nuk do ta bëni dicka të tillë duke qëndruar në krevat.
2. Ata stërviten rregullisht
Stërvitja e rregullt është pothuajse një zakon i përbashkët në mesin e CEO-ve të suksesshëm sikur është zgjimi i mëngjesit. Në fakt, kjo është një nga gjërat e para që shumë nga këta profesionistë përfshinë në rutinën e tyre ditore.
3. Ata meditojnë cdo ditë
Meditimi është një strategji mbarë popullore për pastrimin e mendjes dhe një përqëndrim të mirë.
Të gjithë CEO deklarojnë se një praktikë e tillë rezulton në gjum më të mirë, marrëdhënie të përmirësuara me partnerin, fëmijët dhe kolegët. Disa nga ata të cilët vuanin nga migrena tani nuk vuajnë më. Kanë më shumë produktivitet dhe ndihen më krijues.
4.Ata mbajnë takime të shkurtra
Takimet janë një shterim i madh në kohë dhe burime që disa CEO i kanë konsideruar krejtësisht të panevojshëm.
Nëse po pyesni veten se si do ta përshtasni gjithë këtë ushtrim dhe meditim në ditën tuaj, të eliminoni shumicën e takimeve tuaja mund të ofrojë një zgjidhje. Provoni të kufizoni komunikimit tuaj me e-mail ose alternative të tjera dhe përcaktoni se sa kohë mund të fitoni në ditë nga një veprim i tillë.
5. Ata organizojnë detajet
CEO kanë shumë ngarkesë, dhe organizimi është faktori kyc për ti ndihmuar gjërat të zhvillohen normalisht. Ky është një nga ‘celësat’ për të mos patur surpriza dhe për të arritur pritshmëritë normalisht.
6. Ata kultivojnë kreativitet
Mbi të gjithe zakonet e tjere në këtë listë, kultivimi i kreativitet është ndoshta më i rëndësishmi. Në çdo organizatë, ai zë një vend të rëndësishëm të frymëzimit dhe të krijimtarisë jo vetëm për të patur sukses, por edhe për ta mbështetur atë sukses.
Si në rast se ju përdorni një nga këto ‘truqe’ ose të gjithë ato, këto janë zakone të provuar që shërbejnë si një lidhje e përbashkët mes jo vetëm një, por shumë CEO-ve të cilët kanë parë suksese të mëdha.