Neuroshkencëtari Moran Cerf ka kaluar një jetë të tërë duke studiuar se si njerëzit i bëjnë zgjedhjet e tyre. Ai ka gjetur se njerëzit janë kryesisht të paaftë në marrjen e vendimeve.
Jemi viktima të paragjykimeve, shpesh lëmë emocionet të ndikojnë në gjykimin tonë, duke na shtyrë të bëjnë zgjedhje të nxituara.
Cerf ka kuptuar se bërja e një sërë zgjedhjesh të vogla të zgjuara në momentin e duhur mund të eliminojë nevojën për të bërë qindra zgjedhje më të vogla dhe të bezdisshme.
Më poshtë janë 6 këshillat e Cerf që ju ndihmojnë të jetoni një jetë të gëzueshme, të keni sukses dhe më pak stres.
1.Zgjidhini miqtë me mençuri
Cerf thotë se kjo është zgjedhja më e rëndësishme që një njeri mund të bëjë në jetë.
Procesi i vendimmarrjes është i gabueshëm dhe rraskapitës. Zgjedhja e miqve rrit mundësitë për të arritur rezultate të kënaqshme dhe për të qenë të lumtur.
Kjo mbështetet në një kërkim që ka zbuluar se valët e trurit të njerëzve sinkronizohen kur janë në prani të një personi tjetër. Me fjalë të tjera për t’u bërë një person më argëtues dhe më i arsyeshëm, këshilla e Cerf është që gjeni miq të tillë. Automatikisht do të nisim të bëhemi më të ngjashëm me ta.
2.Mbani shënim se sa herë jeni me fat
Neuroshkencëtari është i mendimit se njerëzit kanë më shumë fat nga sa e mendojnë. Ai i nxit studentët e tij në Northwestern të mbajnë shënim çdo herë që kanë rrezikuar dhe ia ka vlejtur.
Për shembull, të mbajnë shënim çdo herë që kanë ecur me shpejtësi në autostradë dhe nuk janë gjobitur dhe çdo herë që janë gjobitur. Në fund të muajit mund të ndajnë rezultatet e këqija nga ato pozitive.
Shpesh njerëzit befasohen kur shohin se sa me fat kanë qenë – thotë Cerf.
“E shihni se sa me fat keni qenë? – tha Cerf. Shumë prej nesh kanë fat, ky është thelbi i çështjes”.
3.Shmangni mbingarkesën e të dhënave
Shumë njerëzve u pëlqen të mendojnë se informacionet janë çelësi për të zhbllokuar potencialin tyre – pohon Cerf. Por numrat në një peshore, apo hapat e numëruar në një orë, nuk i ndryshojnë domosdoshmërisht zakonet e njerëzve.
Kjo sepse numrat kanë tendencën të bëhen shpesh objektivi në vend të një mase për monitorimin e progresit. Në jetën e tij të përditshme, Cerf e mbulon numrin në peshoren e tij. Peshorja regjistron çdo matje, por ai i shikon numrat vetëm një herë në javë, në fundjavë.
Cerf këshillon që ju duhet të mendoni shumë më pak për numrat dhe më shumë për objektivin.
4.Krijoni buxhetin e përshtatshëm
Si një neuroshkencëtar i fiksuar pas zgjedhjes, paratë janë një ndër interesat më të mëdha të Cerf. Ai ka gjetur se shumë njerëz e kanë të vështirë t’i përmbahen një buxheti pasi duhet të përballen me shumë afate shpenzimesh dhe kursimesh.
Këshilla e Cerf është që të llogarisni të gjithë këto shpenzime dhe të rregulloni buxhetin në një njësi të vetme mase.
Rezultati është më pak stres dhe kontroll më i madh mbi shpenzimet.
5.Ndryshoni mënyrën e kërkimit të shpirtit binjak
Cerf, i cili e vlerëson procesin e vendimmarrjes së njerëzve si pashmangshmërisht defektoz, nuk është i habitur që njerëzit hasin vështirësi në gjetjen e partnerit të duhur. Shpesh janë shumë të humbur në një situatë për ta parë me kthjelltësi. Për të gjetur dashurinë, Cerf thotë që është më mirë të veprojmë sipas traditës së vjetër, që t’u besojmë miqve deri sa të gjejmë shpirtin binjak. Ata janë pranë nesh emocionalisht, por jo aq afër sa të humbin perspektivën.
Aplikacione si Winger – i ngjashëm me Tinder – me ndryshimin që nuk jeni ju që zgjidhni por një miku juaj – mund t’ju ndihmojnë në kërkimin tuaj.
6.Ndihmoni të tjerët
Edhe pse bëjmë zgjedhjet e duhura për veten, kërkimi gjeti se do të ndihemi më të lumtur nëse ndihmojmë të tjerët – tha Cerf.
Kjo vlen si kur dhuroni para për njerëz të tjerë, edhe në rastin kur ia kushtoni kohën tuaj një kauze. Të dyja rastet janë vërtetuar se ndikojnë në rritjen e lumturisë në mënyrë të ndjeshme.
Burimi: Business Insider