Për shekuj me rradhë muret e larta të qytetit të Dubrovnikut arritën që ta mbronin atë nga sulmet e huaja, por ndaj kërcënimit të fundit që po i kanoset këtij qyteti, fluksit të lartë të emigrantëve, ai ndihet i pafuqishëm. Porti kroat, i cili është bërë shumë i famshëm gjatë kohëve të fundit si pasojë e realizimit të disa prej skenave më të bukura të filmit “Game of Thrones”, është njëkohësisht edhe një prej vendeve ku është regjistruar numri më i lartë i vizitorëve. Sipas banorëve vendas por edhe sipas Unesco-s, qeveria e këtij qyteti duhet të bëjë diçka sa më parë të jetë e mundur sepse situata ka arritur në pikën e saj kritike.
Në pikun e sezonit, mund të duhet më shumë se 40 minuta për të shkuar nga fillimi deri në fund të pedonales 300 metërshe. Markata e peshkut në Portin e vjetër është mbyllur dhe nuk do të hapet më. Vetëm 500 banirë jetojnë në pjesën e vjetër të qytetit, nga 5,000 që jetonin në vitin 1991. Nëse do të vini në dimër, ai është thuasje i shkretuar, dhe njëkohëssiht edhe vendi ideal për të xhiruar filma.
Kroçerat të cilat sjellin rreth 1 milion turistë në vit në këtë qytet e kanë reduktuar numrin e udhëtimeve, stendat që shesin suvenire dhe tavolinat e restoranteve në ambientet e jashtme janë pakësuar gjithashtu. Autoritetet locale kaën deklaruar se ato do të kufizojën numrin e turistëve në qytetin e vjetër. Por, përveç këtyre masave të marra, problemet vazhdojnë të jenë ende prezente. Vitin e kaluar u raportua nga shumë banorë por edhe nga vetë turistët se trafiku që shkaktonin atobuzë të shumtë që kalonin në rrugët e ngushta të qytetit ishte shumë i rënduar.
Qyteti i vjetër i Dubrovnikut është shumë i vogël dhe në pikun e sezonit ai mbipopullohet nga numri i lartë i turistë që nuk përbëjnë rrezil vetëm për qytetin por edhe për njëri-tjetrin. Prandaj ju mund të zgjidhini ta vizitoni atë jo në periudhën e sezonit turistik, edhe pse kjo është një alternativë jo fort e mirë sepse pjesa më e madhe e pikave turistike janë të mbyllura, ose të vendosni të kërkoni për altërnativa të tjera si brenda Koracisë apo edhe në shtete të tjera të Europës. Ja 7 pre tyre:
5 alternativa shumë të mira ndodhet brenda kufijëve të shtetit kroat
Split
Edhe ky qytet bën pjesë në një prej më të vizituarave në Kroaci, megjitahtë nuk e arrin kurrë numrin e vitiorëve të Dubrovnikut gjjtë pikut të sezonit.
Pula
Teksa Dubrovniku poshtohet gjithnjë e më shumë nga turistët, qyteti i Pulas, në gadishulli e Istrias, në kufi me Italinë, duket një altërnativë shumë më e mirë sesa Dubrovniku, madje edhe gjatë muajve të verës.
Zagreb
Kyeqyteti kroat i Zagrebit mund të jetë alternativa e rradhës nëse doni t’i shpëtoni turmave mbytëse të turistëvë në Dubrovnik. Këtu pikat historike për t’u vizituar janë ndoshta më të shumta se në Dubrovnik.
Rovinj
Një tjetër altërnativë konkurruese e gadishullit të Istrias, shumë pranë Pula dhe që e konkurron fuqishëm Dubrovnikun është Rovinji.
Zadar
Edhe pse pjesa jugore e Kroacisë është një prej më të vizituarave dhe më të bukura, edhe pjesa e saj veriore nuk mbetet mbrapa.Qyteti Zadar është një prej më të bukurve të pjesës very-perëndimore kroate.
2 konkurrentë përtej kufijëve
Valeta & Cordoba
Me portin gjigand dhe me një prej kalave më të bukura, kryqyteti i Maltës, Valeta, është një prej konkurrenteve më të forta të Dubrovnikut, të cilën turistë të shumtë edhe e ngatarrojnë më këtë të fundit. Pas Valetas, një zgjedhje tjetër mund të ishte edhe Cordoba, një prej qyteteve më të bukura të Andaluzisë.