7 arsye pse duhet të vizitoni Greqinë

31/05/2018 5:01 PM 0 komente

Moti i mrekullueshëm, disa prej plazheve më fantastikë në botë dhe një prej vendeve me historinë më të vjetër, Greqia nuk është cilësuar më kot si “Toka e Zotave”. Nëse jeni në kërkim të aventurës, të pushimeve romatike, të pushimeve për të gjithë familjen, Greqia ju ofron paketën e plotë për cilindo rast.

Më poshtë do të lexoni edhe dhjetë arsye se përse duhet ta vizitoni me patjetër Greqinë:

1) Moti ideal

Greqia është një prej vendeve europiane me “verën perfekte”. Në sajë të pozicionit të saj gjeografik në të bien shumë pak reshje shiu dhe rrezet e diellit do t’ju shoqërojën në pjesën më të madhe të kohës.

2) Ushqim fantastik

Nga djathi i deleve, karakteristik për këtë vend, tek bakllavaje greke, e cila nuk ka të krahasuar dhe është shumë ndryshme me atë turke, grekët gjithnjë e më shumë po investojnë në zhvillimin e kulinarisë së tyre, duke e kthyer atë në një biznes të mirëfilltë. Përbërësit e ndryshëm dhe të freskët lokalë janë qershia mbi tortë e kuzhinës së shëndetshme dhe plot shije të Greqisë. Shumëllojshëmria e pjatave në të gjithë këtë shtet është diçka që duhet përmendur dhe mbi të gjitha edhe bollëku që atao ofrojnë në çdo racion.

3) Sinonim i detit

Me kaq shumë ishuj, Greqia jo më kot nihet edhe si sinonimi perfekt i detit, kudo që të ndaloni ju nuk do të jeni asnjëherë larg detit. Përveç plazheve dhe ishujve të njohur, ju mund të zbuloni edhe shumë ishuj të tjerë të cilët nuk janë shumë të njohur, por me ndihmën e banorëve të zoëns mund t’i shikoni.

4) Pamje mbresëlënëse

Në cilin do plazh apo ishull të Greqisë që të shkoni, një gjë është e sigurtë, pamja me të cilën do të përballeni do të jetë mbresëlënëse, duke filluar nga Rodosi, Santorini, Korfuzi, Lefkadha, Mikonos, etj.

5) Destiancion lehtësisht i arritshëm

Greqia është një destinacion lehtësisht i arritshëm nga vende të ndryshme europiane.

6) Jeta e natës

Greqia pëlqehet nga një numër i lartë turistësh, sidomos turistë në moshe të re për shkak të jetës së natës që e ka shumë të zhvilluar.

7) Mikëpritja e vendasve

Vendasit, janë shumë mikëpritës, ndryshe nga sa mund të thuhet, sidomos një mikëpritje e madhe vihet re në atë zona ku edhe turizmi është shumë i zhvilluar.

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz