Si të bëheni milioner në shtatë hapa

06/09/2017 3:55 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
Uncle Sam

Kur pjesa më e madhe mendojnë se si të bëhen milioner, ata imagjinojnë se do të kenë një ide gjeniale apo se do të fitojnë lotarinë.
Por nuk është e nevojshme të shpikni Facebook-un e ardhshëm apo të fitoni lotarinë për t’u bërë milioner.

Pjesa më e madhe e njerëzve i shohin milionerët dhe miliarderët si njerëz misteriozë dhe me pak zili. E vërteta është se suksesi i tyre vjen nga hapa të përditshëm që të gjithë ju mund t’i bëni dhe sigurisht nga shumë mund e punë.

Sigurisht gjatë rrugës ju do të hasni shumë pengesa, por me disa këshilla ju mund ta arrini këtë ëndërr. Ja se si…

1.Mentaliteti fitues

Carol Dweck, një kërkuese dhe profesore e famshme në Stanford, ka studiuar për më shumë se tri dekada çka i dallon milionerët nga të tjerët. Ajo zbuloi se ndryshimi qëndronte tek mentaliteti. Njerëzit e suksesshëm kanë mentalitet fitues – ata besojnë aftësitë e tyre nuk kanë limite.

Për shembull, nëse ata janë të zotë në të shkruar dhe marketing ata nuk kanë frikë t’i futen diçkaje të re. Ndërsa njerëzit më pak të suksesshëm – në anën tjetër – mendojnë se aftësitë e tyre janë vetëm një centimetër katrorë në botë.
Ju mund të shkoni larg vetëm nëse dilni nga zona juaj e komfortit dhe keni besim te vetja. Edhe pse ju nuk mund të keni sukses në gjithçka (askush nuk mundet), provimi i gjërave të reja do t’ju japë mundësinë të zbuloni aftësi të reja dhe të bëni hapin e ardhshëm në rrugën drejt suksesit.

2.Vendosni objektivat e duhur

Një shprehje thotë: “Një objektiv është një ëndërr me afat”. Ndërkohë që të tjerët mund të ëndërrojnë se si të bëhen milioner, mënyra e vetme për ta bërë realitet këtë është vendosja e objektivave konkretë.

Sipas Tom Corley, autor i librit “Rich Habits: The Daily Success Habits of Wealthy Individuals”, “70 për qind e njerëzve të pasur ndjekin një objektiv të rëndësishme, ndërsa vetëm 3 për qind e atyre që ‘luftojnë’, arrijnë të përmbushin fatin e tyre”.

3.Filloni të investoni (edhe nëse është një shumë e vogël)

Çfarë kanë të përbashkët Warren Buffett, Oprah Winfrey dhe Richard Branson? Përtej suksesit të madh, ata të gjithë kanë llogari investimesh. Merrni për shembull dikë që e nis me vetëm 200 dollarë dhe arrin statusin e milionerit – gjasat janë që ju nuk do të bëheni i pasur vetëm nga paga juaj.

Nuk duhet të jetë një shumë e madhe – siç nënvizon Business Insider – nëse ju nisni të investoni 500 dollarë në moshën 25-vjeçare, ju mund të bëheni një milioner para se të dilni në pension.

4.Rrethohuni nga njerëz të suksesshëm

Prindërit me siguri ju kanë paralajmëruar që ju të zgjidhni miq të mirë gjatë kohës së shkollës. Ju me siguri keni zgurdulluar sytë në atë kohë, por studimet kanë treguar se prindërit kishin të drejtë.

Frymëzimi dhe motivimi shumë të rëndësishme. Nëse ju rrethoheni nga njerëz të suksesshëm në pjesën më të madhe të kohës ju me shumë mundësi do të ndiqni hapat e tyre dhe anasjellas.

Edhe pse nuk është e mundur të ndryshoni njerëzit me të cilët punoni, ju mund të shmangni qëndrimin me ta. Një mënyrë e mirë për të vendosur limite është t’u kërkohet punonjësve që ankohen të zgjidhni problemin për të cilin janë duke folur. Ata do të ndalin negativitetin e tyre dhe do ta kanalizojnë bisedën drejt zgjidhjeve pozitive.

5.Lexoni (shumë)

Të lexosh është më shumë se sa kënaqësia që merr nga një ngjarje e bukur. Studime të ndryshme kanë treguar se të lexuarit është diçka që e kanë të përbashkët njerëzit e suksesshëm. Duke lexuar ju mësoni në vazhdimësi dhe është vërtetuar se përmirëson kujtesën dhe fokusin. Nëse mendoni se kjo është thjesht një rastësi, leximi ju bën vazhdimisht një nxënës dhe është vërtetuar se përmirëson kujtesën dhe përqendrimin

Nëse Bill Gates dhe Warren Buffet gjejnë kohë për të lexuar çdo ditë, këtë gjë mund ta bëni dhe ju.

6.Mësoni të thoni jo dhe të shmangni FOMO

Mund të duket se njerëzit e pasur janë ekstremisht oportunistë dhe se kapin çdo mundësi në u del në rrugën e tyre.
Megjithatë, në fakt, ata kuptojnë më mirë se çdokush tjetër që suksesi i tyre varet nga mbrojtja e pasurisë së tyre më të çmuar: Koha.

Kjo nënkupton që ata u thonë “jo” gjërave të gabuara dhe “po” gjërave të drejta. Ashtu siç thotë Richard Branson: “Mundësitë janë si autobusët, vjen gjithnjë një tjetër”.
FOMO (frika e humbjes) nuk duhet të jetë forca lëvizëse se si ju duhet të kaloni kohën tuaj. Thuajini po vetëm mundësive dhe ftesave që ju emocionojnë.

7.Rrjeti

Sipas një sondazhi, 85 për qind e punëve gjenden nëpërmjet web-it, ndaj nuk mund të habiteni që thuajse tre e katërta e njerëzve të pasur mund t’i gjeni në rrjet.

Le të pranojmë se disa prej nesh nuk janë ekstrovertë – pra mund të mendoni se kjo është një gjë e rëndësishme, por ju ende i trembeni. Por ju duhet të kuptoni që askush nuk është një networker i lindur. Për fat të mirë, edhe nëse jeni introvert, ju mund të largoni frikën duke bërë pyetjet e duhura dhe duke qene një dëgjues aktiv.

*Ellen Kaplan – themeluese dhe CEO e LexION Capital
Burimi: CNBS

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz