7 shprehje që ju duhet gjithnjë të jeni në gjendje t’i thoni për veten

11/04/2017 1:34 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Mos u përpiqni që të jeni i përsosur, thjesht përpiquni të jeni më të mirë se sa ishit dje.

Këto janë elemente brenda nesh që, ose mund ta sabotojnë suksesin tonë, ose të na çojnë drejt tij. Në librin e saj, The Leadership Gap: What Gets Between You and Your Greatness, Lolly Daskal, flet për 7 karakteristika që mund t’ju çojnë drejt suksesit.

Më poshtë janë 7 thënie që reflektojnë këto karakteristika. Çfarëdo që të jenë pozicioni apo aspiratat tuaja – në punë apo në jetë – ju duhet të jeni gjithnjë në gjendje t’i shprehni këto deklarata si të vërteta.

1.Unë kam besim. Besimi nuk është diçka që është e sigurt tek ne. Ne duhet të punojmë mbi të për të përmirësuar kompetencat tona dhe të ndërtojmë ekspertizën tonë në fushën tonë të aftësive. Pikërisht në këtë ekuacion ju mund të thoni me ndershmëri “kam besim”.

2.Unë i besoj intuitës sime. Pjesa më e madhe e njerëzve e kanë të vështirë të lënë pas krahëve mendimin analitik dhe t’i besojnë instinktit të tyre, veçanërisht kur vjen puna në biznes apo për të marrë vendime. Në një kërkim të sajin, Daskal ka gjetur se t’i besoni instinktit është një aftësi që disa prej liderëve e përdorin për të marrë vendime. Po ashtu, ata që u besojnë intuitës janë më të suksesshëm se sa ata që mbështeten vetëm në mendimin analitik.

3.Unë jam i ndershëm. Le të jemi të sinqertë me ndershmërinë. Studimet tregojnë se një në tre fjali që një person thotë është një gënjeshtër. Nëse gënjeshtra është kaq e përhapur, atëherë të thuash të vërtetën është kaq e vështirë. Por ndershmëria ka rëndësi kritike. Në mendjen tuaj krijohet një ndjesi paqeje kur ju merrni përgjegjësi për veprimet dhe gabimet tuaja dhe kur ju pranoni se keni bërë diçka gabim. Dhe kur ju thoni të vërtetën, ju asnjëherë nuk do të ziheni mat në versione kontradiktore.

4.Unë kam guxim. Të jesh i guximshëm nuk është diçka që u vjen natyrshëm pjesës më të madhe prej nesh. Hapi i parë për të qenë i guximshëm është të fitosh mbi frikën dhe ta shndërrosh atë në një motivim. Në punë, si edhe në çdo fushë të jetës, frika na pengon që të jemi të lumtur dhe të shkojmë drejt suksesit. Kur ju jeni në gjendje ta përshkruani veten si një njeri me kurajë, me fjalë të tjera ju po thoni se jeni të gatshëm të përballeni me frikën tuaj dhe të bëni atë çka duhet për të qenë të guximshëm.

5.Unë jam i besueshëm. Besimi nuk është diçka që fitohet lehtë. Nëse doni që të tjerët t’ju besojnë, së pari duhet të mësoni të jeni i besueshëm. Besimi shihet në veprimet e një personi, jo në fjalët e tij.
Ju duhet të bëni gjënë e duhur dhe t’i bëni gjërat siç duhet dhe të mbani fjalën në çdo rrethanë. Vetëm atëherë mund të thoni për veten: Jam një njeri i denjë për t’u besuar.

6.Unë jam një person me integritet. Pjesa më e madhe e njerëzve kërkojnë rrugën më të lehtë dhe janë të prirë të kënaqen me zgjidhje që janë të shpejta, ekonomike dhe sa më pak të ndërlikuara.
Për t’i bërë gjërat sa më mirë, ju duhet të synoni drejt cilësisë dhe jo sasisë. Nëse doni që njerëzit t’ju besojnë dhe të bëjnë biznes me ju, ju duhet të kuptoni se duhet të jeni një njeri me integritet.

7.Unë jam i drejtë. Një person që është i drejtë di se si t’u shërbejë të tjerëve, t’i mbrojë dhe t’i ndihmojë të tjerët. Të jeni i drejtë do të thotë të mendoni së pari për të tjerët dhe pastaj për veten. Të gjithë liderët e mëdhenj janë të ndërgjegjshëm në atë që thonë për veten. Do të thotë që ata janë të vetëdijshëm se kush janë ndërkohë që përpiqen të arrijnë suksesin.

*Lolly Daskal
Burimi: Inc.Magazine

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz