Nëse ju pëlqen birra dhe dëshironi të kaloni një fundjavë nën shoqërinë e pijes suaj të dashur, më poshtë është një përzgjedhje hotelesh ku protagoniste është pikërisht “biondja më e dashur”.
Zbuloni më poshtë hotelet ku festohet Oktoberfest gjatë gjithë vitit.
1.DogHouse Columbus
DogHouse Columbus, në Ohio është “hoteli i parë në botë ku mund të zgjoheni në një fabrikë birre”. Në çdo dhomë ka rubinete ku del birrë BrewDog, frigoriferë të vegjël me birrë, dush dhe masazh me malt elbi për një përvojë me vitaminë “B”. Sapo të hyni në hotel, një barist në holl do t’ju ofrojë birrë për të pirë. Ndër të tjera janë të mirëpritur edhe qentë dhe kafshët e tjera shtëpiake.
2.Hotel Suite Home
Në Hotel Suite Home në Pragë do të përjetoni përvojën e Spa Beerland, ku mund të shijoni trajtime spa në bazë të lëndëve të para natyrale. Përveç konsumit pa limit të birrës bionde dhe të zezë, hoteli ju ofron dhe një dush me birrë, çlodhje në një krevat me kashtë gruri dhe bukë të bërë në shtëpi.
3.Hotel Hof und Post
Në Zvicër, në Hotel Hof und Post në Innertkirchen, klientët mund të provojnë kënaqësinë të lahen në një fuçi plot me birrë. Kjo përvojë zgjat rreth 20 minuta, më pas do të mbështilleni me një peshqir liri dhe do të çlodheni rreth gjysmë orë në një krevat me kashtë. Në fund të trajtimit, trupi juaj do të jetë i rigjeneruar dhe tonifikuar nga vetitë e jashtëzakonshme të birrës.
4.Landhotel Moorhof
Banjo në një fuçi është karakteristike edhe në Landhotel Moorhof në Franking, Austri. Procedura është e ngjashme me atë të në hotelet e tjera. Në fillim zhyteni në një fuçi plot me birrë, duke përfituar nga vetitë e shumta të birrës në lëkurë dhe pastaj shtriheni në një krevat me kashtë. Tensioni largohet dhe mendja qetësohet, duke sjellë rezultate të mrekullueshme në të gjithë trupin.
5.Hotel Weierich
Hotel Weierich në Bamberg në Bavari, njëherë e një kohë ishte shtëpi e një prodhuesi birre. Sot është një hotel me tre yje me një restorant që ofron shërbime të gjithë atyre që e pëlqejnë birrën. Nga kurset me sommelierët më në zë te degustimi ku mund të provoni nëntë birra të ndryshme. Disa paketa ofrojnë edhe një tour ku mund të zbuloni fabrikat më të mira të birrës në qytet.
6.The Old Cannon
The Old Cannon në Suffolk, në Mbretërinë e Bashkuar është një strukturë që përfshin një punishte birre, një restorant, një B & B me shtatë dhoma. Këtu, përveçse do të provoni specialitetet gastronomike lokale, të ftuarit do të shohin se si prodhohet birra që ju shërbehet. Ndër të tjera parashikohen ekskursione dhe vizita në Greene King Brewery, një ndër punishtet më të mëdha të birrës në Britaninë e Madhe që daton në 1799.
7.Kerry Hotel
Jo vetëm Europë. Në Shangai, në Kinë, është hapur Kerry Hotel, një hotel luksoz i cili i kushton një hapësirë të madhe të gjithë adhuruesve të birrës. Degustime të birrës artizanale dhe darka me temën në fjalë. Në shtator, hoteli do të mirëpresë një festival të birrës artizanale, me më shumë se 50 varitete të birrës, picës dhe muzikë live.