7 ishuj grekë për pushimet verore

14/05/2018 4:14 PM 0 komente
Sifnos

Edhe pse lagen nga i njëjti det i mrekullueshëm, ishujt grekë kanë secili personalitetin e vet. Dhe janë për të gjithë: për ata që pëlqejnë të shijojnë jetën e natës deri në agim, për romantikët, familjet, për ata që pëlqejnë sportet e ndryshme.

Por bëni kujdes, pavarësisht larmishmërisë dhe numrit – 300 të banuara dhe 1400 gjithsej – sa më parë të rezervoni aq më mirë, për shkak të numrit të madh të turistëve

Apollonia

Sifnos, në kërkim të autenticitetit të humbur

Autentik, me një natyrë të mrekullueshme, me shtigje të përshtatshme për trekking. Ka pak rrugë dhe shumë fshatra të vegjël në kodër, si për shembull Apollonia e Artemonas ose në det si Cheronissos në një fjord me ujë të pastër, me peshkatarët që rregullojnë rrjetat dhe disa taverna ku mund të hani për 20 euro/personi. Është tipike në shumë kuptime: për arkitekturën cikladike klasike, ushqimin e shijshëm dhe prodhues të vegjël mjalti, djathi, qeramike dhe natyrisht plazhe të mrekullueshme si Vroulidia me një restorant fantastik – Vathi – i rrumbullakët si një monedhë.

 

Antiparos

Antiparos

Antiparos, e qetë, cikladike, luksoz

Është një ishull mjaft i bukur nga pikëpamja natyrore dhe disi, edhe ende i egër, por gjithsesi i ndërtuar me kujdes, me pak hotele dhe mjaft shtëpi
të izoluara që mund t’i merrni me qira. Plazhet më të mira i gjeni në bregun lindor, me luonge, krevate, çadra luksoze dhe varka që mund t’i merrni me qira për të eksploruar bregun perëndimor i paarritshëm me mjete të tjera. Një nga restorantet që ju këshillojmë është Capitain Pipinos, pranë detit, disa hapa larg Agios Georgios, një ndër plazhet më të bukura me pamje nga Despoticos, ishull i pabanuar, i arritshëm me varkë.

 

Hydra

Hydra

Hydra, grek 100%

Porti i rrethuar nga mure, amfiteatri i shtëpive të vjetra dhe mushkat në pritje – ky është i imazhi që do t’ju shfaqet kur të mbërrini në Hydra. Në këtë ishull nuk ka makina, mund të shkoni më këmbë, hipur sipër një gomari apo me një varkë-taksi. Më parë ishte ishull piratësh, më pas pronarë varkash, kurse sot është zgjedhje artistësh, siç bëri në shekullin e kaluar Chagall. Ju këshillojmë të mos humbni Bisti, plazhin përrallor me gurë të bardhë, i arritshëm vetëm me varkë.

 

Paraga, Mykonos

Mykonos, miqësor, mondan dhe për të gjithë

Të ngrejë dorën kush nuk ka dëgjuar për të. Pavarësisht famës si ishull homoseksualësh dhe për ata që pëlqejnë jetën e natës, Mykonos është fantastik për të gjithë. Plazhet Paradise, Super Paradise dhe Paraga respektojnë klishenë: çadra e shelzongë pranë njëri-tjetrit, muzikë e kokteje 24 orë në 7 ditë. Në çdo cep të ishullit ndodhet një plazh, dhe me motor (më mirë se sa me makinë, pasi vështirë të gjesh një vend parkimi) u shpëtoni turmave të turistëve duke u ngjitur deri në farin e Armenistis apo në Kalafatis, një fshat peshkatarësh, me varkat ngjyra-ngjyra në port e ndonjë restorant të mirë aty pranë. Ju këshillojmë një drekë në “Venecian e vogël”, në Chora, restorantin e famshëm Caprice. Nuk duhet ta humbni edhe një ekskursion në Delos, ishullin arkeologjik përballë.

 

Patmos

Manastiri ne Patmos

Patmos, ishulli i traditave

Nuk ka aeroport, pasi murgjit ortodoksë nuk e duan. Falë kësaj është ruajtur bukuria e ishullit Dodecanese. Turizmi është i përqendruar rreth portit, me dyqanet dhe restorantet tipikë.
Më në brendësi të fshatit, do të shihni toka të kultivuara dhe shtëpi fshatarësh të ndërthurura edhe me zona të zhveshura. Pak më tutje, është Cora e më tej, Manastiri i Shën Gjonit, ku zhvillohen ende rite fetare. Nuk duhet të humbisni Griko, një fshat detar, jo i vogël, me një plazh të gjatë me natyrë të virgjër. Në mbrëmje është bukur të ulesh në një nga restorantet e shumta buzë detit e të shijoni perëndimin e diellit si dhe kuzhinën e shijshme greke.

 

Fourni, për ata që duan të arratisen nga gjithçka

Në arkipelagun e vogël të Egjeut, Fourni është ishulli më i rëndësishëm. Ishull pershkatarësh, larg flukseve të turistëve dhe pa lokale mondane, vetëm natyre. Në taverna do të shijoni peshk (edhe aragosta) të freskëta dhe të gatuara mirë. Me një xhiro në varkë ju mund të shkoni në Thymena, me më pak se 100 banorë, me plazhe të fshehta e fantastike.

 

Ios

Varri i Homerit

Ios, ishulli i festave deri në agim

Kur në mëngjes përfundojnë festat për të cilat ishulli është kaq i pëlqyer nga të rinjtë, Cora duket se është fshati cikladik më tradicional, me shtëpitë e bardha dhe kupolat e kishave blu, një atmosferë kaq e paqtë. Ndërkohë që “populli i natës” fle, të tjerët bëjnë pazar sipër mushkave, shkojnë nëpër plazhet e bukura apo vizitojnë varrin e Homerit në kodrën Psathopirgo.

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz