Sikur vetëm të mund të fusja këmbët si fillim … ‘është një ankesë që dëgjohet shpesh nga punëkërkuesit. Me sistemin e automatizuar të aplikimit që tashmë ka fituar një përdorim të gjerë, si do i anashkalonit kompjuterat dhe të lidheshit me menaxherët punësimin?
1.Aplikoni për pozicionet e hapura
Kjo nuk është mënyra më efektive për të future këmbën tuaj në derë në kompanitë më të mëdha, por funksionon ende për disa. Me qellim që të maksimizoni mundësinë tuaj për intervistë, sigurohuni të përshtasni CV duke shtuar fjalë kyçe bazuar në njoftimin e punës.
2. Ndiqni kompaninë në mediat sociale dhe kontaktoni online
Shumica dërrmuese e punëdhënësve ju ofrojnë mënyra të shumta për të bashkëvepruar me ta online – Facebook, Google, LinkedIn, Tëitter, dhe një ose më shumë bloge të kompanisë. Nëse po synoni kompani të veçanta, sigurohuni ti ndiqni ato përmes mediave sociale. Megjithatë edhe më e rëndësishme është për të bashkëveproni me ta nëpër ato media.
3. Siguroni një intervistë informative brenda departamentit që synoni
Kjo është një strategji e vjetër që funksionon ende. Një intervistë informative është vetëm aq – një intervistë që planifikoni për të siguruar qasje në informacionin e brendshëm për ndonjë punë apo punëdhënës. Nuk është një intervistë pune dhe nuk duhet të trajtohet si e tillë. Më saktë, kjo është mundësia juaj për të parashtruar pyetjet që nuk ka të ngjarë ti gjeni përgjigje në ndonjë ëebsite ose burim me shkrim.
4. Kërkoni një prezantim LinkedIn
Kur përballeni me një menaxher punësimi në LinkedIn me të cilin dëshironi të kontaktoni, gjeni një tjetër anëtar LinkedIn që e njeh atë dhe kërkoni prejt tij t’ju prezantojë.
5. Dorëzoni materialin e marketingut menaxherit të punësimit
Pasi të jeni lidhur me menaxherin e punësimit ju sigurisht që mund ta ndani CV me atë. Megjithatë, mos harroni se shumë kandidatë të tjerë po bëjnë të njëjtën gjë. Prandaj do të ishte një veprim i zgjuar të kërkoni një mënyrë për ta bërë të dallueshme kandidaturën tuaj. Mbani qasjen tuaj elegante, dhe- mos harroni se nuk do të keni kurrë një shans të dytë për të bërë një përshtypje të mirë të parë.
6. Ndërtoni lidhje në kompani në LinkedIn
Kërkoni prezantime me njerëz të tjerë në të njëjtën firmë dheemetoni ftesa për të tjerët në departamentin që synoni. Identifikoni punonjësit kryesor në kompaninë relevante me kërkimin tuaj dhe shqyrtoni grupet që i përket secili prej tyre.
7. Bëni kërkime për rekrutues të jashtëm dhe ndërtoni marrëdhënie
Pasi të krijoni lidhje me kompaninë e synuar, përpiquni të dërgoni mesazheve në këto kontakte për të zbuluar se cilat firma të jashtme rekrutimi përdorin për llojet e pozicioneve që ju kërkoni. Pasi të keni identifikuar një ose më shumë rekrutues të jashtëm, vendosni gjithashtu lidhjet me ta. Ofroni për ta diçka me vlerë dhe lejoni që kandidatura juaj ta justifikojë veten me kalimin e kohës. Ju do të dalloni sigurisht mbi turmën, si rezultat i kësaj.