7 prej lokaleve me pamjen më mahnitëse të 2017

15/05/2017 3:59 PM 0 komente
Rooftop-Mumbai-ok-1000x600

Teksa dielli fillon të fshihet mes ndërtesave duke tërhequr me vete të gjithë dritën e tij, muzika fillon të rritet disa decibel më shumë dhe tarracat e disa prej ndërtesave më të larta në botë fillojnë të popullohen me njerëz që do të jenë dëshmitarë të një spektakli natyror që ata vetë e kanë quajtur si “spektakli i perëndimit”.

Bëhet fjalë për disa prej lokaleve me pamjen me mahnitëse në disa prej qyteteve më të rëndësishme në botë, të ndaluara për ata që vuajnë nga lartësitë, duke filluar nga Italia e deri në Singapor.

Milano – “Terrazza12″ – E hapur çdo ditë nga ora 12:00 e drekës e deri në 12:00 të darkës, ndodhet në majë të ndërtesës  Brian&Barry në rrugën Durini. Ky lokal është arreduar sipas stilit të viteve ’50 dhe të krijon më shumë përshtypjen e një salloni ku mund të shkosh të qetësohesh sesa të një lokali.

Rooftop-Milano-1000x600

Romë – “Eden” – lokali i cili nuk ka shumë kohë që është rihapur pas restaurimit, ndodhet në tarracën e hotelit me pesë yje me të njëjtin emër, është vendi ideal për një koktej në perëndimin e diellit në qytetin antik.

Rooftop-Roma-1000x600

Venecia – lokali në tarracën e hotelit Hilton Molino është një ndër më romatikët në qytetit venecian.

Rooftop-Venezia-Ok-1000x600

Lokali “Drai’s” në Las Vegas me pamje nga Kulla e Eiffel, por jo ajo e vërteta por ajo e Nevadës. Festat zakonisht bëhen në katin e 11, midis palmave dhe tetë pishinave, ku në hyrje të tij shkruhet se kostumi i banjës është i domosdoshëm për t’u marrë me vete.

Rooftop-LasVegas-1000x600

Londër – lokali “Pergola on the roof” – një ndër lokalet më trendi të momentit në qytetin londinez.

Rooftop-Londra-ok-1000x600

Mumbai – lokali “Aer” – Ballo të ndryshme me maska, festa me DJ më në zë të momentit, mbrëmje romatike nën muzikën xhaz zhvillohen vetëm në katin e 34 të hotel Four Season në Londër.

Rooftop-Mumbai-ok-1000x600

Singapor – “Cé La Vi” – restoranti dhe lokali më i frekuentuar në Gjirin Marina në Singapor. Ky është edhe një prej lokaleve me pishinën më të gjatë në botë dhe me një prej arkitekturave më shik të momentit.

Rooftop-Singapore-1000x600

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of

wpDiscuz