Parisi është qyteti më i famshëm i Francës. Rreth 3,2 milionë njerëz udhëtojnë çdo vit drejt Parisit për të parë Kullën Eifel, për të ngrënë krepa nga shitësit ambulantë apo për të parë arkitekturën dhe historinë e mrekullueshme të vendit.
Parisi është një vend i mrekullueshëm, por nuk është i vetmi në Francë. Më poshtë janë disa qytete që duhet t’i merrni në konsideratë të vizitoni në Francë….përveç Parisit
1.Laguiole
Disa orë larg në jug të Parisit, ky qytet i vogël ka shumë për t’u ofruar turistëve. Një ndër gjërat tipike është djathi Laguiole dhe seti i thikave Laguiole të cilat kanë një formë unike si nga ana e dorezës si nga ana e mprehtë e saj. Disa prej tyre edhe mund të përthyhen, si një biçak i sofistikuar.
Nuk është kaq popullor sa Parisi, por nuk do të zhgënjeheni nëse do të ndaleni në këtë vend.
2.Nicë
Me kaq shumë vëmendje ndaj Parisit, shumë njerëz i harrojnë qytetet përgjatë detit, që janë të mrekullueshme. Nica ndodhet në Côte d’Azur, me plazhe të shumta me guralecë të cilat lagen nga ujërat e pastra të Detit Mesdhe. Ndërkohë që jeni në Nicë vizitoni aty pranë edhe St. Jean Cap Ferrat, një qytet i mrekullueshëm i rrethuar me gjelbërim dhe arkitekturë të pasur.
3.Champagne
Nëse mendoni se ky qytet është vendlindja e shampanjës, keni të drejtë. Kjo pije përbëhet nga tre lloj rrushi (Blanc de Blancs, Chardonnay dhe Blanc de noirs), të cilat rriten në Francën Perëndimore. Në fakt, sipas ligjit, vetëm verërat që prodhohen në këtë rajon të vendit mund të etiketohen si shampanjë. Përveç mundësive të shumta për të shijuar shampanjën dhe për të parë se ku prodhohet kjo pije magjike, ju mund të bëni shëtitje përgjatë rrugëve të këtij fshati dhe të eksploroni zemrën e tij.
4.Kanë
Ky vend u bë i famshëm për shkak të Festivalit të Kanës që zhvillohet çdo vit, megjithatë ka edhe shumë atraksione turistike. Është një ndër destinacionet më luksoze në Francë, me dyqane ekskluzive, ture jahtesh në Vieux Port dhe banjo dielli në plazhet ranore.
Nuk është e nevojshme të keni shumë para për të shijuar Kanën, pasi ajo ofron larmishmëri në artikujt luksozë me çmime të përballueshme.
5.Lion
Natyrisht ky vend është i pasur me art, histori, kulturë, arkitekturë dhe artizanë vendas nëpër rrugët e qytetit, por vlerësohet shumë edhe për ushqimin e mrekullueshëm. Për këtë, Lioni ka titullin “Kryeqyteti gastronomik i botës”. Nëse jeni të lodhur me kuzhinën franceze, bëni një shëtitje përgjatë bregdetit, vizitoni kishat, muzetë, bëni foto tek rrënojat romane e nëse jeni gjatë periudhës së fundvitit (fillim të dhjetorit) ju mund të admironi Festivalin e Dritave në Lion.
6.Marsejë
Në Francë ka shumë qytete-port të pasura me kulturë, histori, me mundësi për të bërë shopping etj. Marseja është një tjetër destinacion që duhet të vizitoni nëse ju pëlqen arti dhe kultura. Në vitin 2013, Marseja mori titullin “Kryeqyteti europian i kulturës”, falë Teatrit të Operës, historisë, arkitekturës, muzeve etj.
7.Versajë
Pa diskutim, të gjithë kanë dëgjuar për Versajën, ku ndodhet Kështjella dhe Pallati i Versajës. Ju do të mrekulloheni nga ndërtesa historike, arkitektura dhe bukuria e këtij pallati të vjetër. Po ashtu qyteti spikat për ndërtesat me arkitekturën klasike franceze, dyqanet, shitësit nëpër rrugë etj. Versaja është vetëm 40 minuta me tren nga Parisi, kështu që kur të jeni në Paris, pse të mos bëni edhe një udhëtim në Versajë?
e shkelqyer
shum bukur
ne rregyll