7 prej rezorteve më luksoze në Afrikë

17/03/2017 3:07 PM 0 komente

Afrika mbase nuk është destinacioni i parë që ju vjen ndër mend kur bëhet fjalë për rezorte luksoze, por pasi të njiheni me 7 prej rezorteve të mëposhtme, ju do të ndryshoni përfundimisht mendim. Janë të shumta shtetet në Afrikë që ofrojnë hotele luksoze dhe pjesa më e madhe e tyre janë unikë në botë për llojin e tyre dhe mund të gjenden vetëm këtu.

 

Royal Chundu, Zambia

Parajsa që shtrihet përgjatë lumit Zambezi tërheq turistë nga e gjithë bota, të cilët janë në kërkim si të aventurës ashtu edhe të relaksit. Ky rezort është i vetmi që gjendet përgjatë këtij lumi, prandaj këtu qetësia është e garantuar. Aktivitetet që mund të zhvillohen janë të shumta. Ju mund të shkoni dhe të vizitoni ujëvarën Victoria që ndodhet aty pranë, mund të merrni me qira një helikopter dhe të shikoni të gjithë zonën, ndërsa më të guximshmit mund të bëjnë kanotazh.

chundu_a1

Rezorti Baraza, Tanzani

Rezorti Baraza ndodhet në një prej plazheve më të bukur të botës, në ishullin e Zanzibarit. Ky rezort përmban një numër të lartë dhomash të cilat janë ose me pamje nga oqeani ose me pamje nga kopshtet e mrekullueshme. Arkitektura e këtij rezorti është bazuar kryesisht në kulturën arabe, ndërsa dekorimi i ambienteve të brendshme është bazuar në kulturën indiane. Baraza nuk është thjesht një rezort luksoz me pesë yje, por ajo ofron gjithashtu një sërë aktivitetesh të ndryshme. Ky rezort ndodhet shumë pranë Klubit të Ujit, i cili ofron të gjitha llojet e sportit të ujit dhe lehtësisht i gjendshëm.

baraza

Ellerman House, Afrika e Jugut

Pamja që të ofron Ellerman House është shumë e vështirë të përshkruhet me fjalë. Ky është një prej atyre rezorteve që të ofron disa prej pamjeve më mbresëlënëse të oqeanit dhe këtu zakonisht vijnë ata turistë që duan të kenë qetësi absolute. Me disa prej qendrave Spa më të mira në botë, me një blibliotekë tejet të pasur jo vetëm me librat më të fundit nga e gjithë bota, por edhe me koleksionet më të rralla të veprave të artit, ju nuk do të doni të largoheni më nga ky rezort.

ellerman

La Residence, Afrika e Jugut

I vendosur në një pronë private prej 30 hektarësh në luginën Franschoek, ky rezort është ideali për të gjithë ata turistë që duan të gjejnë qetësi të plotë. Ky rezort është i rrethuar nga të gjitha anët me pamjen e mrekullueshme të maleve, me vreshta madhështore dhe me pemishte të shumta me kumbulla. Aktivitetet që ofron ky rezort janë p.sh., ecjet dhe shëtitjet nëpër shtigje të pavizituara (me ndihmën e guidave të specializuara).

la residence

Mowani, Namibi

Ky rezort luksoz në zemër të Namibisë dhe që rrethohet me pamje mbresëlënëse të shkretëtirës, do t’ju shndërrojë në një prej personazheve kryesorë të një prej filmave më të bukur të kohëve të fundit, Allied ose Africa. Secila prej vilave të këtij rezorti u ofron pushuesve një pamje unike. Gjatë qëndrimit tuaj këtu, ju mund të vizitoni: Twyfelfontein, malet Organ Pipes apo të shikoni disa prej specieve më të rralla të botës shtazore.

mowani

Fushat Vumbura, Botswana

I vendosur në qendër të Botswanas, ky rezort luksoz u ofron të gjithë tursitave të tij të shikojnë disa prej specieve më të rralla të botës së kafshëve, si elefantë, xhirafa, zebra etj. Me një arkitekturë dhe mobilim bashkëkohor, pishinën private për secilën shtëpizë të vogël të rezortit, ju do të shijoni çdo sekondë në këtë rezort.

vumbura

Rezorti  “Kampi i Elefantëve”, Zimbabe

Pranë Ujëvarës Victoria, midis lumit Masuwe dhe Zambezi ndodhet rezorti luksoz me emrin e çuditshëm “Kampi i Elefantëve”. Në vend të dhomave standarde të rezorteve të tjera, ky ofron tenda luksoze për çdo vizitor. Aktivitetet e këtij rezorti janë të shumta, por padyshim ajo që mban vendin e parë është shëtia përmes shtegut për të parë Ujëvarën e mrekullueshme të Victorias.

zimbave

 

 

 

 

 

Share on FacebookTweet about this on TwitterShare on Google+Share on LinkedInEmail this to someonePrint this page

Komente

Jeni i pari për të shkruar një koment!

Notify of
avatar
wpDiscuz