Të gjithë ne i kemi përjetuar pasojat e një miku negativ, një kolegu negativ apo të një bashkëpuntori negativ. Ndoshta ju punoni me dikë që ankohet vazhdimisht për punën e tij, por që nuk bën as përpjekjen më të vogël për të dalë nga kjo situatë.
Njerëzit negativë janë shumë pesimistë dhe do të mërzisnin këdo. Energjitë negative dhe dramaticiteti i shoqërojnë ata përherë. Nëse nuk tregoheni të kujdesshëm ata mund t’ju përfshijnë juve në kaosin e tyre, dhe kjo do të ishte disfata juaj më e madhe. Ja se cilat janë disa strategji të cilat mund t’i ndiqni ndaj njerëzve negativë:
Vendosni kufinj
Nuk duhet të ndiheni aspak të detyruar për të dëgjuar me orë të tëra njeri negativ. Eenrgjia e tyre negative përhapet me shumë lehtësi, ndaj edhe ju duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm që të mos prekeni nga negativiteti i tyre. Vendosni kufinj dhe mbani distancë ndaj personave të tillë. Nëse jeni të detyruar të keni të bëni më një njeri negative, për shembull nëse punoni në të njetën kompni, atëherë mundohuni t’ia thoni gjërat sa më shkurt. Ju nuk e keni në dorë të kontrolloni sjelljen negative të personave të tjerë që mund t’ju rrethojnë por sigurisht që mund të kontrolloni qendrimin tuaj ndaj tyre.
Shmangni personat që vetëm ankohen
Njerëzit që ankohen vazhdimisht, bëni mirë t’i mbani sa më larg jetës suaj. Ata nuk do të ofrojnë kurrë një zgjidhje të mundshme për një problem të caktuar, por vetëm do të evidentojnë problemet. Madje ka edhe nga ata që do të hedhin poshtë edhe çdo zgjidhje të dhënë prej jush duke ju nxjerrë në pah anët e mundshme negative të ideve tuaja. Mbajini sa më larg persona të tillë, dhe nëse persona të tillë janë pjesë e zyrës suaj, atëherë mundohoni t’i zgjidhni gjërat sa më prerazi të mundeni.
Mbajini larg punonjësit negativë
Kultura e kompanisë suaj është një prej pikave më të rëndëssishme të prezantimit tuaj tek klinetë të ndryshëm. Nëse stafi juaj i punonjësve përbëhet nga persona negativë, atëherë këshillohet që ju t’i largoni ata nga kompania juaj sepse ekziston mundësia që ata të përçojnë një frymë dhe një energji negative edhe tek punonjësit e tjerë.
Kontrolloni emocionet dhe injoroni personat negativë
Mos u përfshini fare në një diskutim me një person negative. Jo vetëm që nuk do t’i jepni zgjidhje por vetëm sa do të mërziteni më shumë për vete. Në vedn që të diskutoni me ta, ne ju këshillojmë që t’i injoroni në maksimum. Kontrolloni emocionet tuaja dhe mos u lini të përfhsiheni në një debat me to sepse situata vetëm sa do të degjeneronte më shumë. Shamngini konfliktet jo të shëndetshme.
Mos e analizoni më shumë seç duhet një situatë të caktuar
Njerëzit negativë mund të sillen shpeshherë në një mënyrë irracionale. Ju vetëm sa do të humbisni kohën tuaj të çmuar dhe energjitë positive nëse mundoheni që t’i jepni një kuptim logjik sjelljes dhe veprimeve të tyre. Beni të pamundurën për të mos t’u përfshirë emocionalisht në lojën e tyre.
Krijoni një “sistem mbështetës”
Mundohuni të krijoni një rrjet prej miqsh dhe kolegësh pozitivë. Mundohuni të kini inteligjencën emocionale për të pranuar nëse kei nevojë për ndihmë. Nëse e shikoni që po prfshiheni më shumë seç duhet emocionalisht në nëj situatë negative, telefonojini një miku dhe tregojeni situatë. Do të shikoni se një mendim objektiv mund t’ju sjellë një perspektivë ndryshe.
Mos hiqni kurrësesi dorë nga pozitiviteti
Lumturia dhe mirëqenia juaj janë shumë të rëndësishme për të mos lënë asnjë që t’ju ndikojë më sjlljet dhe komentet e tij negative. Qëndroni positive dhe shmangini në maksimum persona të tillë. Mbase pozitiviteti juaj mund të ndikojnë në negativitetin e tyre.
Po kur njeriu negative,ti i shmangesh edhe ai te kerkon ne qytet te te ngacmoj,ketu çfare bejme.